Nga lulishtja e “3 Vëllezërve Frashëri”, pranë bulevardit në Tiranë është një atmosferë e zjarrtë. Një tifoze mjaft e veçantë që përkrah kombëtaren shqiptare e veshur me flamurin shqiptar, ka ardhur posaçërisht nga Brukseli për ta mbështetur Shqipërinë në përballjen me Çekinë.
Në një intervistë, Miranda thotë se rezultati i ndeshjes mund të jetë 2 me 1 në favor të Shqipërisë.
Miranda: Unë kam ardhur nga Brukseli sot në mëngjes dhe jam me origjinë nga Dibra e Madhe. Isha dhe në ndeshjen me Poloninë, me Pragën, që prej 8 vitesh jam me tifozët kuqezi. E kam patjetër për të ardhur në çdo ndeshje.
Miranda: Ishte ideja ime dhe unë e kisha bërë për 28 Nëntorin dhe tani është bërë simbolike, në çdo ndeshje i marr këto me vete dhe e di që do të dalë shumë mirë.
Maksi Rama: A do të na japësh një parashikim se si do të dalë rezultati?
Maksi Rama: A keni arritur të siguroni një biletë për në stadium për ta ndjekur nga afër?
Miranda: Po, por e di që ishte shumë e vështirë, për ne që jemi kuqezi e kemi pak më lehtë dhe bëjmë telefon direkt për të pasur një biletë të siguruar. Do të rri 2-3 ditë dhe pastaj do të kthehem./m.j