• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Me vendimin e tij i dhuroi Shullazit hotel ‘Vollgën’/ Studentja krah Metës në tubim, vajza e gjyqtarit të përfolur në Durrës

by Java News
04/03/2020 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Studentja që u shfaq krah Presidentit Ilir Meta gjatë manifestimit të 2 marsit është Oneda Skënderi. Vazja simpatike me flokët biondë të shkurtër është e bija e gjyqtarit të shumë përfolur në Durrës për çështjen e ish-hotel Vollgës, Vladimir Skënderi.

Gjyqtari Skënderi është përfolur shumë për vendimin në çështjen e ish-hotel Vollga në Durrës, vendim i cili më pas u bë objekt hetimi për prokurorinë e Tiranës, e cila më pas konkludoi në përfundimin e pushimit të çështjes penale ndaj Skënderit dhe dy kolegëve të tij në Durrës.

21-vjeçarja ka marrë pjesë edhe në protestën e studentëve. E ftuar një ditë më parë në emisionin “Ftesë në 5”, Oneda u shpreh se në manifestim mori pjesë si idealiste për të mbrojtur kushtetutën. Ajo foli edhe se si e priti famën që fitoi këto ditë.

Por kush është Vladimir Skënderi dhe si i dha hotel Vollgën Emiljano Shullazit

Gjithçka nisi pasi për ish-hotel Vollgën në Durrës ishin dy palë që pretendonin pronësinë mbi truallin dhe objektin. Që nga viti 2003 me vendim të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ish-hotel “Vollga” i njihet trashëgimtares së ligjshme, Alie Fortuzi, e cila vendosi t’ia dhurojë me testament pronën e fituar njeriut që u kujdes për shëndetin e saj, shtetasit Zamir Hasa, i cili do të bëhej pronar i ligjshëm pas vdekjes së Alie Fortuzit. Por këtu fillojnë ngatërresat. Në të njëjtën ditë me regjistrimin në Hipotekë të pronës në emër të Alie Fortuzi, rezulton se ajo i është shitur shtetasit arab Mohamad Abdullah Bavazer. Dhe prej nga ky moment nis procesi që fut në lojë Emiljano Shullazin.

Trashëgimtari Zamir Hasa, vendos të ndjekë rrugën gjyqësore duke pretenduar se prona është regjistruar në Hipotekë në mënyrë fiktive. Procesi zgjati gati 10 vjet me plot të papritura. Në kohën që Gjykata e Lartë në 10 korrik 2013 me vendim të ndërmjetëm kishte urdhëruar pezullimin e regjistrimit të shënimit të emrit të shtetasit arab në kartelën e pasurisë, gjykata e Durrësit, në një tjetër proces, i njeh të drejtën e pronësisë shtetasit arab Mohamad Bavazer. Me këtë vendim njohjeje pronësie, ky i fundit e regjistron pasurinë e paluajtshme të ish-“Vollga” në emër të kompanisë “Suadi Brother’s Commercial Company”, në të cilën ishte vetë ai administrator. Pasi është bërë pronar i ligjshëm, “Suadi Brother’s Commercial Company”, në nëntor 2014, ia shet një pjesë të pasurisë për shumën 670 mijë eurove dy personave që dyshohen se kanë bërë thjeshtë dhuruesin fiktiv të emrit: Fejzi dhe Marjeta Kodra. Mbi bashkëshortët Kodra u hodhën dyshime për mundësitë e tyre financiare për shpenzimin e një shume të tillë. Këtë akt e bëri më të dyshimtë edhe një fakt tjetër: ata vendosin që një muaj pas blerjes ta dhurojnë pronën e tyre. Familjarët Kodra, ashtu si edhe “Suadi Brother’s Commercial Company” me përfaqësues Ylvi Beqja, në dhjetor 2014, nënshkruajnë kontratën e dhurimit, në bazë të të cilës të gjithë të drejtat pronësore të tyre, ia japin pa asnjë shpërblim Emiljano Shullazit. Ndërkohë në këto kontrata nuk ka asnjë arsyetim se përse është bërë ky dhurim dhe se pse është zgjedhur Emiljano Shullazi, për të trashëguar këtë godinë të Durrësit.

Në këtë moment Prokuroria nisi hetimet për tre gjyqtarët, Vladimir Skënderin, Dhurata Bilon dhe Ndue Gjurën, të cilët akuzoheshin për kalimin e hotel Vollgës në duart e  ”Saudi Brothers Commercial Company”, në kohën që ishte përfituar nga Alie Fortuzi, gjë që solli të gjithë strumbullarin e kalimit të pronësisë deri në duart e Shullazit. Vetë Skënderi shprehje në atë kohë se ai bashkë me dy kolegët e tij kishin korigjuar një gabim të brë nga ZRPP-ja, duke arsyetuar nenin 42 të Kushtetutës, teksa shtonte se Shullazi përflitej pa asnjë të drejtë. Hetimet për treshen e pushuan në muajin shtator të vitit 2019. Hetimet u pushuan edhe për biznesmenin Ylvi Beqja dhe për vetë Shullazin./ dosja.al

g.kosovari

Next Post
Helmimi i nxënësve/ Prokuroria e Fierit nis hetimet, me urgjencë drejt qytetit edhe Inspektoriati i Shëndetësisë

Helmimi i nxënësve/ Prokuroria e Fierit nis hetimet, me urgjencë drejt qytetit edhe Inspektoriati i Shëndetësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra

Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra

April 8, 2026
Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

April 8, 2026
7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

April 8, 2026
Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

April 8, 2026
Negociatat/ Delegacionet e Iranit dhe SHBA-së mbërrijnë në Islamabad të premten

Negociatat/ Delegacionet e Iranit dhe SHBA-së mbërrijnë në Islamabad të premten

April 8, 2026
“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

April 8, 2026
Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

April 8, 2026
Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

April 8, 2026
Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

April 8, 2026
100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In