• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Me Veliajn, ftohje raportesh? Rama: Përballja e shkelësve me ligjin meritë e PS. SPAK t’i nxjerrë ujin e zi korrupsionit…!

by Java News
24/04/2024 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPAK duhet të godasë kudo ku ka prova, tha kryeministri Edi Rama në intervistën e dhënë për “Studio Live” në Report Tv, ndërsa hodhi poshtë dhe aludimet për një ftohje të raporteve me kryebashkiakun Erion Veliaj. Kur SPAK vepron dhe shkelësit e ligjit ekspozohen para publikut, Rama tha se është lajm i mirë dhe meritë e PS e cila siç nënvizoi ai ka reformuar drejtësinë e re.

Pyetje: Arrestimi i drejtorëve në bashkinë e Tiranës, Veliaj ju citonte dhe ju në disa pasazhe u duk sikur ishte një shantazh politik ndaj jush…

Rama: Pse, për çfarë?

Pyetje: Si është raporti juaj me Veliajn?

Rama: Kjo pyetja si është raporti juaj me këtë burrë me atë burrë është një pyetje që e shoqëron historinë e marrëdhënies së medias me njerëzit publik dhe nuk do na ndahet. Pastaj kjo ka krisje, ftohje në marrëdhënien e tyre i kam parë edhe më parë…. Miku im, e njëjta përgjigje vlen edhe për këtë pyetje, SPAK t’i nxjerrë ujin e zi korrupsionit dhe ku ka arsye ku ka prova për këdo qoftë që nga njëra anë është rreshtuar sipas shkallëve të caktuara në frontin e shtetit për punën e përbashkët dhe nga ana tjetër e shfrytëzon pozicionin e tij në atë front për punën e përveçme dhe krejt të pa amnistueshme për përfitim të paligjshëm të godasë dhe të mos pyesë as majtas as djathtas por vetëm drejt. Në fund të ditës kjo është gjëja që kam dashur dhe që kam kërkuar.

Lufta jonë kundër korrupsionit nuk ka filluar me SPAK, ne kemi bërë shumë gjëra për ti ngushtuar hapësirat korrupsionit. Ama na ka munguar në këtë luftë krahu i armatosur që është SPAK dhe GJKKO. Sepse shumë mund të mendojnë se kur një drejtor kapet në shkelje të ligjit apo si person që ka futur duart në arkën e shtetit, apo në xhepin e popullit, po kapet një i joni, jo nuk kapet një i joni, kapet dikush që me ne nuk ka asnjë lidhje. Kur ndodh kjo për mua është një ditë e mirë është një hap përpara. Se ne kemi bërë shumë gjëra për ta ngushtuar hapësirën e korrupsionit.

Kur SPAK vepron dhe kur tipa të tillë ekspozohen para publikut dhe përballen me dritën e ligjit është lajm i mirë dhe meritë e PS në radhë të parë që i hyri detit në këmbë për këtë punë. Po të donim ne që të kontrollonim drejtësinë ne nuk e reformonim drejtësinë. Ti mund të kontrollosh një drejtësi të kapur, si ajo e deri djeshmja që ishte e qartë bëni çfarë të doni me popullin dhe pronat. Shitni e blini drejtësinë por mos na prekni ne. Në këto kushte nuk kapet dot drejtësia, aq më tepër që nuk ka asnjë pendesë nga ana jonë orë si e bëmë këtë punë. Të gjitha të metat gabimet boshllëqet janë normale sepse është proces. E vetmja gjë që kam kërkuar është që raporti me njerëzit të jetë korrekt, raporti me institucionet të jetë korrekt, proceset hetimore të zhvillohen të thella të pandikuar ama njerëzit e shtetit, në zyrat e shtetit duhet korrektesë maksimale./m.j

Next Post
Beleri e Greqia, Rama: Nuk negociojmë asgjë e me askënd, as brenda partisë e as mes partive e as me një shtet tjetër

Beleri e Greqia, Rama: Nuk negociojmë asgjë e me askënd, as brenda partisë e as mes partive e as me një shtet tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In