Policia e Sarandës ka shoqëruar katër punonjës të Policisë Kufitare në komisariat. Efektivët e ndalur janë kontrollorë të pikës së kalimit në Qafë – Botë. Shoqërimi i tyre është bërë nga Shërbimi i Çështjes së Brendshme dhe Ankesave
Mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar tashmë urdhër arrestet për katër efektivët e shoqëruar.
Ende nuk ka detaje për shkeljet që mund të kenë kryer, por priten detaje të reja rreth arsyes së shoqërimit të katër kontrollorëve të pikës kufitare Qafë-Botë.