Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish deklaratat e Sali Berishës me disa pamje të bufit të kënetës. Krahas videos, kreu i qeverisë shkruan se Berishën e ka gjetur belaja, pasi Basha ia ka çoroditur ushtarët.
“I zhveshur nga mundësia për të paraqitur të diskretituar tani kujton si hokatar. Jo e ke dëgjuar këngën e Unikatil, jo po kështu e jo ashtu dhe mendon se kështu tërheq vëmendjen e qytetarëve nga mungesa e alternativës.”, dëgjohet fjala e Berishës në videon që ka ndarë kryeministri Rama në Facebook.
“Ia çoroditi Luli ushtarët Bufit Plak, e gjeti belaja”, shkruan kryeministri krahas videos.