• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Me trashëgime Meti Tafaj!”/ Publikoi videon me breshëri kallashi në dasëm, policia shpall në kërkim autorin

by
23/08/2021 08:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Kurbinit ka shpallur në kërkim një të ri, i cili një ditë më parë qëlloi me automatik gjatë një ceremonie dasme.

Videoja u bë publike në rrjetet sociale, ndërsa policia bëri të ditur se ka identifikuar të riun, shtetasin Klajdi Tafaj dhe e ka shpallur atë në kërkim.

Sipas policisë, i riu ka nxjerrë kallashin nga xhami i një makine dhe ka qëlluar në ajër në autostradën Laç-Mamurras.

Gjithashtu, procedohet penalisht dhe kushëriri i tij, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në cilësinë e provës materiale, Policia i gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet të jetë qëlluar.

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale dhe në disa media, ku shfaqej një shtetas duke qëlluar me armë zjarri nga një automjet në ecje, në aksin rrugor Laç-Mamurras, shërbimet e Policisë Kurbin, në bashkëpunim me DVP Lezhë, falë veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit Klajdi Tafaj, 21 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Kurbin.

Nga veprimet hetimore rezultoi së shtetasi Klajdi Tafaj ka qëlluar me armë zjarri nga automjeti, në ceremoninë e dasmës së kushëririt të tij, shtetasit M. T., më datën 15.08.2021 dhe pas disa ditësh e ka postuar videon në rrjetet sociale”, sqaron policia.

Gjithashtu, është proceduar penalisht shtetasi M. T., 30 vjeç, banues në Fushë Gjormë,  Kurbin, kushëriri i autorit të dyshuar,  për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

“Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Klajdi Tafaj, kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov me krehër me fishekë, me të cilën dyshohet të jetë qëlluar”, thuhet në njoftim.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

/b.h

Next Post
Britania hap shkollat në shtator, ekspertët kundër kryeministrit Johnson: Duhen më shumë mësues dhe salla studimi

Situata në Kabul/ Johnson kërkon mbledhjen e G7: Jetike që të punojë së bashku për evakuime të sigurta!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mjaftojnë dy javë”, PD kërkon që Këshilli për çështjen e Ballukut të mblidhet nesër

“Mjaftojnë dy javë”, PD kërkon që Këshilli për çështjen e Ballukut të mblidhet nesër

December 29, 2025
“Drejtësia nuk ndërtohet..”/ Sadushi: SPAK sukses, por puna e Prokurorisë së zakonshme s’duhet të mbetet në hije! 

Sadushi kritik me “Drejtësinë e re”: Nuk mund të shprehem pozitivisht për çdo gjë që po ndodh…

December 29, 2025
Shpërthimi me një të vdekur në Shkodër, OSHEE: Nuk ka lidhje me kasetën e matësve të energjisë

Shpërthimi me një të vdekur në Shkodër, OSHEE: Nuk ka lidhje me kasetën e matësve të energjisë

December 29, 2025
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

December 29, 2025
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

“Fillim i ri, por pa stabilitet”, parashikimi i Horoskopit për 2026-ën: Viti i shenjave të guximshme!

December 29, 2025
President Begaj uron Kurtin: Kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale

President Begaj uron Kurtin: Kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale

December 29, 2025
BILANCI / “Cilësi e dobët e rekurseve”, Sadushi: 6876 vendime të Gjykatës së Lartë për vitin 2025

BILANCI / “Cilësi e dobët e rekurseve”, Sadushi: 6876 vendime të Gjykatës së Lartë për vitin 2025

December 29, 2025
Atentati me dy të vrarë në Rinas, burime: Pasi dogjën mjetin e krimit, autorët u larguan me ambulancë

Atentati me dy të vrarë në Rinas, burime: Pasi dogjën mjetin e krimit, autorët u larguan me ambulancë

December 29, 2025
FOTOLAJM / Protesta për ujin në Vlorë, qytetarët godasin me vezë godinën e Bashkisë dhe Policinë

FOTOLAJM / Protesta për ujin në Vlorë, qytetarët godasin me vezë godinën e Bashkisë dhe Policinë

December 29, 2025
Rama mesazh Kurtit: Ky mandat të kthehet në sukses për Kosovën dhe vëllazëri mes nesh

Rama mesazh Kurtit: Ky mandat të kthehet në sukses për Kosovën dhe vëllazëri mes nesh

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com