• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Më thoshte djalë i spiunit…” i riu rrëfen motivet e vendosjes së tritolit te autobusi, dënohet me 2 vite burg

by A R
02/03/2017 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendosja e një sasie eksplozivi te një autobus shërbimesh funerale, për hakmarrje ndaj pronarit të tij, i ka kushtuar një dënim me 2 vjet burg një të riu në Tiranë.

Përveç këtij veprimi, i pandehuri Erion Duçka është deklaruar i fajshëm nga Gjykata edhe për kundërshtimin e punonjësit të policisë, që e ka ndaluar pas ngjarjes. Vendimi ndaj të akuzuarit për ngjarjen e ndodhur në gusht të vitit të kaluar në Tiranë është shpallur pak ditë më parë në Gjykatën e kryeqytetit. Ai u shpall fajtor për “mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe municionit”, “shkatërrim të pronës me eksploziv” dhe “kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik”, raporton “Panorama”..

Gjatë gjykimit ai shfaqi pendim për veprimet e kryera. Ngjarja për të cilën u fajësua Duçka u regjistrua më 25 gusht 2016, në rrugën “Arben Minga”, në Tiranë. Rreth orës 03:40 të kësaj date, Policia e Tiranës u njoftua për një shpërthim të ndodhur në një mjet autobus të parkuar në këtë rrugë, në pronësi të shtetasit K.R.

Lënda eksplozive, 200 gramë tritol, ishte vendosur në gomën e pasme të autobusit dhe kishte shkaktuar çarje të gomës, dëmtim të parafangos, si dhe të llamarinës sipër kësaj gome ku ishte vendosur lënda plasëse.

Vetëm pak minuta pas ngjarjes, në afërsi të shpërthimit një patrullë policie e Komisariatit të Policisë nr. 4 ka vënë re një person që lëvizte me biçikletë. Në momentin që makina e policisë është afruar, ai ka tentuar të largohej duke i dhënë biçikletës me shpejtësi nëpër rrugica.

Në ikje e sipër, ai ka lënë biçikletën dhe ka tentuar të largohet me vrap, si dhe ka tentuar të godasë disa herë policin e patrullës, në momentin që ky i fundit e ka kapur. Personi me biçikletë ka qenë i pandehuri Duçka.

Fillimisht ai ka pretenduar se nuk kishte lidhje me ngjarjen. Më pas, ai ka pranuar autorësinë dhe ka rrëfyer motivin.

“Ai ka deklaruar se lëndën eksplozive tek autobusi e ka vendosur ai dhe arsyeja ka qenë pasi ka pasur disa konflikte me të zotin e tij, pasi ky i fundit i shante babain e tij, duke i thënë spiun, për shkak se babai i Erionit kishte punuar në SHIK”, thuhej në vendimin e Gjykatës.

Për të provuar fajësinë e të riut, Prokuroria ka paraqitur në gjykim edhe pamjet filmike të një kamere sigurie pranë vendit të ngjarjes. Në pamje duket një person që ndez lëndën eksplozive dhe largohet me vrap, duke marrë biçikletën e parkuar para autobusit dhe ndjek vazhdimin e rrugës e më pas shikohet shpërthimi i lëndës eksplozive./a.m.

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Paloka: Gjykata më dënoi për një nen që nuk ekziston, kjo është drejtësia që do Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në një kompleks kimik në Rusi, shtatë të vdekur -

Zjarr i madh në Lezhë! Flakët rrezikojnë banesat në Manati dhe Barbullojë, era e fortë vështirëson ndërhyrjen

October 1, 2026
Britma, gjak dhe panik në kabinë! Çfarë ndodhi në avionin me 174 pasagjerë

Britma, gjak dhe panik në kabinë! Çfarë ndodhi në avionin me 174 pasagjerë

October 1, 2026
Alarm në Helsinki, Finlanda heton serinë e thyerjeve në shtëpitë e deputetëve, nuk përjashtohet pista e huaj

Alarm në Helsinki, Finlanda heton serinë e thyerjeve në shtëpitë e deputetëve, nuk përjashtohet pista e huaj

October 1, 2026
Von der Leyen do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor muajin e ardhshëm, s’ka konfirmim për Serbinë -

Von der Leyen nga Prishtina: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, por historia e Kosovës nuk rishkruhet

October 1, 2026
“Gjykata që dënoi Thaçin do dënonte dhe George Washingtonin”

“Millosheviçi mendje gjenocidale”, Clark: Thaçi patriot, u kthye në Kosovë në kohë krize

October 1, 2026
Aksident me një të vrarë në Fushë-Krujë: Ambulanca me të plagosurin përfshihet në përplasje të dytë

Aksident me një të vrarë në Fushë-Krujë: Ambulanca me të plagosurin përfshihet në përplasje të dytë

October 1, 2026

Pas shpërndarjes së videove intime, kultura e linçimit dhe e urrejtjes që na mësoi politika

October 1, 2026
SHBA: Krijojmë panelin e pavarur për sanksionet ndaj Iranit pas vetos së Rusisë dhe Kinës

SHBA: Krijojmë panelin e pavarur për sanksionet ndaj Iranit pas vetos së Rusisë dhe Kinës

October 1, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Pse u tërbuan Berisha dhe ‘aksionerët’ e revolucionit me BE e SHBA?!

October 1, 2026
Dënimi i katër ish-drejtuesve të UÇK-së, Wesley Clark: I zhgënjyer me rezultatin

Dënimi i katër ish-drejtuesve të UÇK-së, Wesley Clark: I zhgënjyer me rezultatin

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com