• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Më thirri Berisha në zyrë, u habita”, zbardhet dëshmia e ish-kreut të AKKP për kompleksin ‘Partizani’

by A R
22/10/2023 14:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të tjera dëshmi jepen në dosjen e SPAK për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, për të cilën GJKKO caktoi masën ‘detyrim paraqitje’ për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb dosjen e Prokurorisë së Posaçme, ku renditen disa nga dyshimet se si Berisha ka ndikuar në krijimin e kushteve për përfitimet e dhëndrit e tij në këtë pronë. Në dosjen e SPAK jepet dëshmia e Justina Boriçit, ish-drejtoresha e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave përgjatë gushtit të 2006-ës deri në qershor të 2007-ës.

Ajo në dëshminë e saj pohon se emërimet i vinin me urdhër të Kryeministrisë dhe drejtpërdrejtë nga zoti Berisha, asokohe kryeministër.

“Në deklarimin e datës 26.09.2023 shtetasja Justina Boriçi, deklaron se “…Unë jam emëruar si drejtoreshë e përgjithshme e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në muajin gusht 2006 deri më 27.06.2007…. Në muajin gusht të vitit 2006 më ka thirrur kryeministri Sali Berisha, i cili më ka bërë të ditur se isha emëruar si drejtoreshë e përgjithshme e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Unë kam qenë anëtare e Partisë Demokratike, kam qenë e organizuar, dhe nëpër mbledhje isha njohur edhe me kryeministrin Sali Berisha…. kryeministri e dinte se kush isha. Sqaroj se në korrik 2006 unë u emërova nga Ministria e Bujqësisë, drejtoreshë e Qendrës së Transformimit (QTTB) ku ishte bashkuar Instituti, Instituti i Zooteknisë dhe Instituti i Foragjerëve,…. Pas kësaj, pas një muaji, pra në gusht 2006, më kërkoi Sali Berisha. Më tha Ministri i Bujqësisë Emin Gjana dhe më bëri me dije se më kërkonte kryeministri. Mua më erdhi pak e habitshme. E kam takuar kryeministrin Sali Berisha, në zyrën e tij në Kryeministri dhe ai më bëri me dije se më kishte emëruar si drejtoreshë e Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave…”. Shtetësja Justina Boriçi emëron më pas drejtoreshën e Zyrës Rajonale të AKKP, shtetasen Dhurata Hoxha (Çela), me urdhrin nr. 203 datë 09.10.2006. Në deklarimin e datës 26.09.2023, shtetasja Justina Boriçi deklaron se: “…Unë nuk e njihja Dhurata Hoxhën dhe emërimi i saj mesa më kujtohet ka ardhur me rekomandim por nuk më kujtohet se kush saktësisht e ka rekomanduar. Përgjithësisht rekomandimet vinin nga lart që mund të ishte zëvendës kryeministri, por në rastin konkret nuk di të jap një përgjigje të saktë…”. Gjithashtu nga shtetasja Justina Boriçi emërohen edhe punonjës të tjerë që kanë kryer veprime në përgatitjen dhe kthimin e pronës familjes Begeja dhe familjeve të tjera. Kështu rezulton se shtetasi Altin Ceni ka filluar punë sipas urdhrit nr. 246 datë 01.11.2006 “Për emërim në detyrë” të drejtorit të përgjithshëm Justina Boriçi, në detyrën e specialistit në Sektorin Juridik. Me urdhrin nr. 248 date 01.11.2006 “Për emërim në detyrë” të drejtorit të përgjithshëm Justina Boriçi, rezulton se është emëruar në detyrën përgjegjëse në sektorin juridik shtetasja Tetis Lubonja.”, thuhet mes të tjerash në dosjen e SPAK.

/a.r

Next Post
Dosja për aferën e ‘Partizanit’ me 200 faqe, GJKKO i trembet Berishës: Mund të ndërhyjë për të zhdukur provat

Dosja për aferën e 'Partizanit' me 200 faqe, GJKKO i trembet Berishës: Mund të ndërhyjë për të zhdukur provat

Comments 2

  1. Unë says:
    3 years ago

    Një çorbë. Ku është prova këtu ? Juristë partie?!! Kështu ka qenë,kështu do jetë,kështu do mbetet në jetë të jetëve.

    Reply
  2. Anonymous says:
    3 years ago

    Znj Justina e njoh, ka qënë në kabinetin e BB , me ministre Gjysmën deri më fund vitit 2009., ka qenë zonjë korrekte, Është thirrur dhe pyetur. E ajo është çuditur pse e ka thirrur kryeministri, më duket si një keq interpretim i thënies saj. Ajo e ka patur në aspektin se është përzgjedh, jo se kishte kërkuar apo kishte lobuar me u emëruar Drejtore e AKKP. Pastaj zv drejtoresha e krejt emërohen vetëm me nderhyrje. Një bit është bërë emrin pa nderhyrje. Në 2009 , AV. E shtetit pranë ministrive, sepse konkursin e vlerësimin e monitoroni direkt Spanja,. Më pas gjithçka bëhet vetëm me njohje e rekomandim, nuk kanë rëndësi vlerat profesionale e të përsonalitetit. Kështu që së pari nuk e kuptoj pse bëhen publike deklarimet në Spak, ajo s’ka deklaruar asgjë direkt per çështjen.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshimet për helmim në kopshtin e Korçës, analizat e ushqimeve dhe ujit nuk zbulojnë ndotje bakteriale! Prindërit kërkojnë sqarime

Dyshimet për helmim në kopshtin e Korçës, analizat e ushqimeve dhe ujit nuk zbulojnë ndotje bakteriale! Prindërit kërkojnë sqarime

October 5, 2026
“Deputetët kanë mendime, por vendimi është politik”, Balla ju kujton Rregulloren Braçes e Sinajt për Territorialen: Kurrë Shqipëria s’ka qenë kaq pranë BE-së

“Deputetët kanë mendime, por vendimi është politik”, Balla ju kujton Rregulloren Braçes e Sinajt për Territorialen: Kurrë Shqipëria s’ka qenë kaq pranë BE-së

October 5, 2026
Peleshi pret delegacionin e Kongresit Amerikan: Të fuqizojmë partneritetin strategjik Shqipëri-SHBA, ekonomik dhe të biznesit!

Peleshi pret delegacionin e Kongresit Amerikan: Të fuqizojmë partneritetin strategjik Shqipëri-SHBA, ekonomik dhe të biznesit!

October 5, 2026
Zbulohet analiza teknike e UEFA-s, pse fati u tregua i pamëshirshëm me Shqipërinë dhe shpërbleu Kosovën!

Zbulohet analiza teknike e UEFA-s, pse fati u tregua i pamëshirshëm me Shqipërinë dhe shpërbleu Kosovën!

October 5, 2026
Shifrat dramatike në SHBA, mbi 8 mijë përdhunime në universitete gjatë vitit 2024

Shifrat dramatike në SHBA, mbi 8 mijë përdhunime në universitete gjatë vitit 2024

October 5, 2026
Rrëfehet William, tregon dhuratën më të shëmtuar që i ka bërë Kate

Edhe në Pallatin Mbretëror ka punë shtëpie: Ja si ndahen detyrat mes Kate dhe William

October 5, 2026
Shkrimtari spanjoll: Nuk na duhen liderë karizmatikë, por ligje që zgjidhin problemet

Shkrimtari spanjoll: Nuk na duhen liderë karizmatikë, por ligje që zgjidhin problemet

October 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi për nesër, 6 tetor 2026! Nga puna dhe shëndeti, te financat dhe dashuria

October 5, 2026
“Bie fasada, del sistemi!”- Tabaku pas raportimeve për kreun SHISH dhe ish-kreun e Policisë: Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë

“Ekzekutivi në konflikt interesi”- Tabaku: Qeveria po i pret krahët SPAK-ut me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale

October 5, 2026
Harrojini telekomandat! Këto janë objektet më të pista që prekni në dhomën e hotelit

Harrojini telekomandat! Këto janë objektet më të pista që prekni në dhomën e hotelit

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com