• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Më thanë se do punoja në ndërtim me rrogë 4 mijë euro”, rrëfimi i kolumbianit të drogës

by A R
24/11/2016 08:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjithçka nisi kur në datën 17.12.2014 në Prokurorinë për Krime të Rënda mbërriti një informacion nga ana e autoriteteve gjermane mbi organizimin e një aktiviteti të trafikimit të lëndëve narkotike, të dyshuar si kokainë nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

Policia arrestoi 11 persona mes të cilëve Ermal Hoxhën, Gentjan Gjonaj, Ilir Hysenin e të tjerë. Mes të arrestuarve ishin edhe 2 kolumbianë, Valter Moreno dhe Cesar Avila, të cilët, sipas prokurorisë do të ndihmonin në ekstraktimit e kokainës. Për këtë, grupi kriminal kishte ndërtuar një laborator droge në Elbasan.

Sipas deklaratës së policisë, në kohën e operacionit, të paktën 97 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë u bllokua në këtë laborator. Dy kolumbianët kanë mohuar para prokurorëve akuzat për trafik droge e grup të strukturuar kriminal. “Gazeta Shqiptare” publikon sot rrëfimin e Valter Morenos, i cili deklaron se kishte ardhur nga Bogotaja në Europë për të punuar si saldator me 3-4 mijë euro në muaj. Por, megjithëse ai thotë kështu, të paktën një akt ekspertimi kimik, ai me nr.1942, datë 4.3.2015, ka nxjerrë prani të kokainës në rrobat e Cezar Avila dhe Valter Moreno.

RREFIMI I PLOTE I VALTER MORENO
“Mua më ka kontaktuar një person me emrin Karlos në Bogota, në Kolumbi. Unë jam me profesion saldator dhe pranova që Karlosi të më gjente punë në Europë në ndërtim. Karlosi më ka thënë që do më gjente punë në shtetin grek. Pagesa për punën që do të bëja ishte 3000-4000 mijë euro në muaj. Biseda me Karlosin është bërë rreth 5 muaj para se të arrestohesha në Shqipëri. Pasi unë rashë dakord, kam udhëtuar në Shqipëri nëpërmjet Portugalisë, Italisë dhe më pas në Greqi. Këtë udhëtim unë e kam bërë bashkë me shtetasin Cesar Avila me të cilin jam njohur në takimin që unë kam bërë me Karlosin ku i pranishëm ka qenë dhe Cesari dhe të dy ramë dakord që të vinim për të punuar. Biletat për udhëtimin tim dhe të Cesarit na i ka paguar Carlosi dhe ne do t’ia paguanim atij me rrogën e parë që do të merrnim.

Ne me Karlosin do të takoheshin në qytetin e Athinës në një hotel, emri i të cilit nuk më kujtohet tani. U takuam në hotelin, dhomat i kishim prenotuar që në Kolumbi. Karlosi na ka thënë që duhet të shkonim në një qytet tjetër, në Janinë pasi në këtë qytet nuk kishte pune. Ne ramë dakord për këtë gjë dhe Karlosi na gjeti na gjeti një makinë që nuk ishte taksi dhe unë me Cesarin mbërritëm në Janinë. Shoferi i makinës na çoi në një hotel dhe shoferi na ka thënë që ky është hoteli me shenja, pasi nuk e dinim gjuhën me të cilën komunikonte ai dhe unë me Cesarin hynë vetëm në hotel dhe prenotuam një dhomë vetëm për një notë për të dy. Të nesërmen në mëngjes në hotel erdhi një taksi, na kërkoi ne të dy, sipas bisedës që kishim bërë me Karlosin në Athinë dhe me këtë taksi kemi hyrë në Shqipëri.

Ne nuk e dinim që do vinim në Shqipëri për të punuar, pasi Karlosi na ka thënë në Athinë që do të punonim në qytet tjetër pa na thënë emrin e tij. Në një moment, taksisti na kërkoi pasaportat mua dhe Cesarit dhe ne ja dhamë. Kur u afruam në doganë kuptuam që po kalonim kufirin dhe ne një tabelë kuptuam që po hynim në Shqipëri. Taksisti paraqiti pasaportat tona në doganë dhe më pas kemi hyrë në Shqipëri. Taksisti na ka çuar në një hotel, ku na zbriti valixhet nga taksia dhe na tregoi hoteli. Emrin e hotelit dhe qytetin ku ishim nuk e dinim. Pasi hymë ne të dy në hotel, kemi kërkuar një dhomë dhe morëm çelësat dhe hipëm në dhomë. (Në këtë moment avokati Ferdinand Doja kërkoi ndërprerjen e seancës së pyetjeve, pasi kishte një emergjencë familjare. Edhe Valter Moreno është dakord me ndërprerjen dhe vazhdimin e seancës një herë tjetër)”./GSH/a.m.

Next Post
Aksidenti tragjik/ Drejtuesi tentoi të ngrejë motorin me një gomë, mungesa e kaskave u mori jetën dy të rinjve

Aksidenti tragjik/ Drejtuesi tentoi të ngrejë motorin me një gomë, mungesa e kaskave u mori jetën dy të rinjve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

December 29, 2025
“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

December 29, 2025
Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

December 29, 2025
Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

December 29, 2025
Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

December 29, 2025
Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

December 29, 2025
“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

December 29, 2025
“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

December 29, 2025
“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

December 29, 2025
Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com