• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Aksidenti tragjik/ Drejtuesi tentoi të ngrejë motorin me një gomë, mungesa e kaskave u mori jetën dy të rinjve

by A R
24/11/2016 08:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mungesa e kaskave mbrojtëse u mori jetën dy të rinjve, që u përplasën me motor mbrëmjen e së hënës pranë Ambasadës Ruse në Tiranë.

Përplasja e kokës në asfalt ka qenë fatale për këngëtarin Ergi Dini dhe mikun e tij që drejtonte motorin, Kejdi Halili. Ata kanë ndërruar jetë 30 minuta pasi ndodhi aksidenti, teksa u jepej ndihma e parë në Spitalin e Traumës.

Ekspertët e Policisë Rrugore kanë kryer të gjitha veprimet në vendngjarje, ku është konstatuar se shkak i aksidentit ka qenë një manovër e gabuar e drejtuesit, 21-vjeçarit Kejdi Halili.

Kamerat e sigurisë kanë zbardhur të gjithë lëvizjen e dy të rinjve me motor dhe momentin e përplasjes. Ka qenë një tentativë për ta ngritur në gomë të parë motorin, ajo që ka sjellë rrëshqitjen e gomës së pasme dhe më pas përplasjen. Policia thotë se shpejtësia e mjetit ka qenë normale, dhe 21-vjeçari Halili ishte i pajisur prej tri vitesh me leje drejtimi për motor dhe makina.

Përplasja fatale ka ndodhur në orën 21:20, ndërsa 30 minuta më vonë, në orën 21:50, është raportuar vdekja e dy të rinjve në Spitalin e Traumës.

NGJARJA

Dy të rinjtë, Ergi Dini dhe Kejdi Halili, që kishin një miqësi të hershme me njërintjetrin, kanë qenë bashkë në një lokal që ndodhet pranë Librit Universitar, në zonën e ish-Bllokut. Pasi kanë dalë nga lokali, ata kanë hipur në motorin që e drejtonte Halili dhe kanë vazhduar rrugën në drejtim të urës që ndodhet mes pallateve “Agimi” dhe “Shallvareve”.

Nga të dhënat e Policisë motori nuk ka lëvizur me shpejtësi në asnjë moment gjatë kësaj rruge. Kur kanë marrë kthesën në të djathtën e tyre, që ndodhet në krah të Ambasadës Ruse, në bulevardin “Bajram Curri”, për të vijuar në drejtim të urës së Lanës, pranë ish-hotel “Dajtit”, motori ka humbur kontrollin.

Drejtuesi, Kejdi Halili ka tentuar të ngrihet në gomën e parë, por në këtë moment ka ndodhur aksidenti, pasi ka rrëshqitur në asfalt goma e pasme. Motori ka shkuar zvarrë për 2-3 metra dhe të rinjtë janë përplasur në tokë, në trotuarin që ndodhet në krah të Ambasadës Ruse. Sipas Policisë, ata kanë pasur plagë të rënda në pjesën e pasme të kokës nga goditja në trotuar, plagë të cilave nuk u mbijetuan dot.

POLICIA

Në rrugën që del nga zona e ish-Bllokut, për në bulevardin “Bajram Curri”, thuajse çdo ditë ka shërbime të Policisë Rrugore në patrullim. Por mbrëmjen e djeshme, shërbimi nuk ndodhej aty, për shkak të angazhimit në afërsi të stadiumit “Selman Stermasi”, ku ishin kërkuar pasi do të kalonin disa makina të tonazhit të rëndë që kishin marrë leje më parë në polici.

Megjithatë, dy të rinjtë që lëviznin pa kaska mbrojtëse janë konstatuar nga komandanti i grupit të Policisë Rrugore, i cili ishte duke lëvizur me makinë nga ura pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës në drejtim të urës pranë ish-hotel “Dajtit”.

Oficeri i Qarkullimit, sapo ka parë dy të rinjtë pa kaska, u ka kërkuar shërbimeve që ndodheshin te kryqëzimi i madh i bulevardit “Dëshmorët e Kombit” që të ndalonte motorin, i cili po shkonte drejt tyre.

Teksa afrohej me mjetin e tij, oficeri i Rrugores ka parë bllokim trafiku te kryqëzimi i Ambasadës Ruse dhe kur ka zbritur nga makina ka konstatuar se motori të cilin ai e kishte raportuar te shërbimet ishte aksidentuar./Panorama/a.m.

Next Post
Largohet zv.ministrja e Ekonomisë, Briseida Shehaj: Arsyet e dorëheqjes ia paraqita kryeministrit

Largohet zv.ministrja e Ekonomisë, Briseida Shehaj: Arsyet e dorëheqjes ia paraqita kryeministrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

June 26, 2026
PD prek fundin, Berisha po e merr me vete në ‘amëshim’

“Berishës i ka ikur sheshi. PD nuk e mbështeti protestën për tetë ditë”

June 26, 2026
Protestat e fermerëve grekë, vijon për 3 orë bllokimi në aksin Kakavijë–Janinë

Reforma në kufi, miratohet parimi “Një ndalesë-Një verifikim” për pasagjerët dhe mallrat

June 26, 2026
‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

June 26, 2026
Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

June 26, 2026
Kadilli ‘shpërthen’ ndaj Bashës: PD nuk mund të ketë kryetar një bixhozçi! Të çlirohemi nga veset

“Protesta nuk është çështje numrash”, Kadilli: Kërkesat mund t’i mbajnë edhe 1 vit njerëzit në shesh

June 26, 2026
Vijojnë çudirat nga PD! Këlliçi: Në administratë do punësojmë njerëz që kanë frikë nga Zoti

“PD do t’i përgjigjet protestuesve”, Këlliçi: Protesta na dha leksione, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

June 26, 2026
Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

June 26, 2026
“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

June 26, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Po cili sovran?

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In