• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Më thanë bëhet vetëm duke dhënë lekë”/ Emigranti nga Greqia zbuloi se si mjeku dhe imazheristi fusnin pacientë pa radhë në skaner dhe u merrnin para

by
04/02/2023 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një emigrant, i identifikuar si Ardian Miceli ka zbuluar se si mjeku dhe tekniku i imazherisë në QSUT merrnin para për të futur pacientë pa radhë për të bërë skaner. Sipas dosjes hetimore, emigranti që vinte nga Greqia kishte pësuar aksident me makinë disa vite më parë dhe i ishin shfaqur shqetësime si marramendje e dhimbje qafe.

Fillimisht shkoi pranë spitalit të Traumës, ku një mjek i kishte sugjeruar që të bënte analizat. Një mjeke tjetër i kërkoi që të interesohej në QSUT për të bërë disa analiza mjekësore pasi spitali i Traumës merrej vetëm me raste urgjence.

Në QSUT u takua me mjekun Nazmi Metaliun, i cili i tha që të bënte skaner të trupit, shërbim që mund ta përfitonte duke dhënë para ose do të priste disa muaj sa t’i vinte radha.

Një ditë më parë, Nazmi Metaliu, mjek dhe Astrit Mansaku, teknik imazherie, u arrestuan pasi akuzohen se u merrnin para pacientëve për të shmangur procedurën standarte spitalore për bërjen e skanerit.

“Personi që ka kallëzuar çështjen, përpara shumë vitesh ka qenë emigrant në shtetin grek dhe ka bërë një aksident me makinë ku ai ishte si pasagjer. Për aksidentin e bërë nuk  ka marrë ndonjë mjekim të specializuar pasi e ka kaluar vetë meqënëse ka qenë dhe moshë e re por  tani ka filluar të ndjejë disa shqetësime që kanë ardhur si pasojë e këtij aksidenti si marrje mendsh, dhimbje në qafë e në shpatullën e majtë.

Për shqetësimet shëndetësore që i kanë lindur ka shkuar në spitalin universitar të Traumës (ish spitali ushtarak) ku është vizituar nga mjeket Asllan Selaj i cili i ka lëshuar një recetë për mjekimin që duhet të merrte dhe tek doktoreshe Valbona Kopani e cila i ka thënë që të bënte rezonance magnetike dhe disa vizita të tjera e më pas të shkonte ta takonte.

Gjatë interesimit që kallëzuesi ka bërë tek spitali i Traumës ka rezultuar se e ka pasur të pamundur të bëjë vizitat mjekësore që i kishin thënë doktorët e sipërshënuar sepse duhet të ishte i sapo aksidentuar dhe të vinte në gjendje urgjencë.

Kur kallëzuesi ka shkuar për tu interesuar tek Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza është takuar rastësisht me doktor Nazmi Metaliu tek i cili ka pas qenë vizituar disa vite më parë dhe gjatë bisedës së bërë me të i ka treguar për shqetësimet shëndetësore që kishte. Doktor Nazmi Metaliu i thotë që përgjigje për shqetësimet që kishte na i jepte një skaner komplet i trupit.

Kallëzuesi e ka pyetur doktorin se për ta marrë këtë shërbim mos duhet të ishte i shtruar në spital por ai i thotë se nuk ka problem pasi këto gjera do ti rregullonte ai pasi do fliste me personelin mjekësor aty por duhet dhënë para tek ata sepse si rregull bëhet me planifikim e vononte disa muaj.

Doktor Nazmi Metaliu i jep kallëzuesit  numrin e tij te celularit dhe i thotë që të pres ditën e marte ose të mërkurë e të shkojmë ta bëjmë skanerin direkt”, thuhet në dosjen e publikuar nga Report TV.

/e.d

Next Post
Theu rekordin prej 14 orësh/ Kush nga vajzat fitoi 2500 euro nga ‘sfida e rezistencës’?

Theu rekordin prej 14 orësh/ Kush nga vajzat fitoi 2500 euro nga ‘sfida e rezistencës’?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

September 2, 2026
Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com