• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Më tha se do na shuante si fis”- Masakra e paralajmëruar e Fierit, zbulohet rrëfimi i të mbijetuarës: Refiti më vuri tre kushte dhe…

by A. Q
17/08/2026 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Masakra e rëndë ndodhur në Fier në muajin korrik, me 3 viktima, tronditi mbarë opinionin publik, kur Refit Buzi shkoi në banesën e ish-të fejuarës së tij dhe vrau me armë zjarri prindërit e saj, e më pas u vetëvra teksa këtë të fundit e mori për disa orë peng.

Pas shumë orësh negociatash me policinë, ai pranoi të linte të lirë Rozalinda Plakën dhe më pas kreu vetëvrasje brenda makinës së tij.

Konflikti sipas familjarëve të autorit kishte lindur për një shumë të madhe parash, që sipas tyre i biri ia kishte dhënë asaj më parë dhe kjo e fundit nuk pranonte t’ia kthente.

Por si nisi konflikti mes Plakës dhe Buzit, një rrjedhë që duket se ka paraprirë krimin e rëndë.

Sipas dosjes së prokurorisë të siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, çifti ishin ndarë pas një periudhë të gjatë bashkë, por se Buzi i kërkonte vazhdimisht rikthim të resë.

Kjo e fundit e kishte denoncuar më parë gjatë 2025 për përndjekje, dhe 35-vjecari kishte kryer disa muaj burg, por edhe pas daljes kishte insistuar që të riktheheshin bashkë, edhe pse vajza refuzonte.

Sipas dosjes, përndjekja ndaj të resë nisi menjëherë më 19 mars, ditën kur 35-vjeçari doli nga burgu pasi kishte shlyer një dënimin. Megjithëse ndaj tij ekzistonte një Urdhër Mbrojtjeje, Buzi e kontaktuar herë pas here me numra të ndryshëm.

Në kallëzimin e saj të bërë më 22 prill, 23-vjeçarja ka rrëfyer tmerrin e përjetuar gjatë ditëve të fundit. Ajo tregon se si ish-i fejuari i priste rrugën vazhdimisht pranë Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier ku ajo kryente praktikën si infermiere, si dhe në kafenetë përreth.

Në një nga ngjarjet, ajo tregon se Buzi e ka marrë atë në makinën e tij tip ‘Volksëagen’ dhe e ka dërguar drejt një hoteli në Novoselë. Kur ajo ka refuzuar të zbresë, ai e ka kërcënuar me vetëflijim:

“Zbrit nga makina dhe hyjmë që të vërtetoj që unë nuk të prek me dorë pa dëshirën tënde. Ose zbrit ose unë do djeg veten me benzinë para teje ose ti do më vrasësh mua pa e marrë vesh njeri dhe do i hipësh taksisë dhe do ikësh pa e marrë vesh njeri… Unë nuk jam kafshë dhe ato veprime që i kam bërë më para se të futesha në burg i kam bërë se nuk kam qenë mirë mendërisht”, ka thënë ai.

Pasi kanë lëvizur nga hoteli për të ngrënë drekë, i dyshuari i ka vendosur tri kushte ultimatumi të resë, duke i bërë të qartë se nuk do ta linte kurrë të qetë:

“Nëse ti do ndarje nga unë nuk do kesh njeri tjetër në jetën tënde, do më presësh mua një periudhë kohe Dhjetor, Qershor ose deri në Gusht, dhe kushti i tretë pavarësisht si përfundojmë ne të dy, nuk të kushton gjë të më takosh dhe të kalosh bukur me mua. Në qoftë se ti nuk pranon asnjë nga këto kushte dhe do ndarje atëherë do tu zhduk të gjithëve si fis dhe se do mbajnë përgjegjësi familjarët e tu”.

Po ashtu ajo ka deklaruar se e ka kërcënuar me fjalët:

“Do t’ju shuaj si familje, do të vras prindërit!”.

Nëna e vajzës ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të drejtësisë, duke u shprehur se veprimet e ish-të fejuarit po i shkatërrojnë jetën, shëndetin dhe arsimimin e të bijës.

I pyetur nga grupi hetimor pasi u kap në flagrancë nga policia, Refit Buzi kishte pranuar se e kishte kontaktuar ish-partneren e tij edhe pse kishte dijeni të plotë për urdhrin e mbrojtjes.

“E kam kontaktuar sepse e dua dhe ndjej akoma për atë, dua të lidhem përsëri… Nuk kam mundur dot ta lë të qetë”, është shprehur ai para policëve.

Pas denoncimit të radhës, Policia e Fierit e ka arrestuar sërish duke sekuestruar edhe telefonat celularë të të dyja palëve, ku janë gjetur dhjetëra mesazhe, thirrje dhe mesazhe zanore me përmbajtje kërcënuese e ofenduese.

Next Post
Gallatasaraji i ofron Mançesterit 50 mln euro për Bruno Fernandes, ylli i Portugalisë gati të zbresë në Turqi!

Gallatasaraji i ofron Mançesterit 50 mln euro për Bruno Fernandes, ylli i Portugalisë gati të zbresë në Turqi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com