Piloti 32-vjeçar Babis Anagnostopoulos ka rrëfyer gjithë natën kur vrau bashkëshorten e tij, vetëm 20 vjeç, Caroline Crouch. Avokati i tij Vassilis Spyros deklaroi se klienti i tij pasi rrëfeu krimin është relaksuar. Sipas Alpha, ai filloi të akuzonte Carolinese ishte “e paqëndrueshme mendërisht”, fiksuese dhe manipuluese”.
“Natën e vrasjes unë shkova për të marrë vajzën. Caroline u zemërua dhe “filloi të më sulmonte verbalisht duke thënë si e ngre foshnjën ashtu? Çfarë baba je ti?
Disa orë më vonë, mora foshnjën dhe u ngjita lart. Unë u mbështeta në anën e saj dhe ajo u zgjua e irrituar. U ngrit dhe me një gjest të dhunshëm gati më hodhi nga krevati.
Pasi e vrava, mbyta dhe qenin që të isha i besueshëm. Më vjen keq që të kam gënjyer kaq gjatë.
Po mendoja për fëmijën. Ju më trajtuat si vëllezër dhe ju gënjeva,”-tha piloti 33-vjeçar para Policisë./m.j