Policia shqiptare vijon që të publikojë listat e të kërkuarve. Dhe ne vijim te punës për publikimin e listës me emrat dhe fotot e personave me te kerkuar, Policia e Shtetit ka njoftuar sot 16 personat me te kerkuar ne Berat.
Mes personave me te kerkuar kryesisht per vrasje dhe me denime te renda, eshte edhe nje grua me emrin Mirela Muhametllari e denuar me 10 vjet burg per trafik droge.
“Këta janë 16 personat e kërkuar nga Policia në qarkun e Beratit. Policia e Shtetit fton cilindo që ka djeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”- njofton policia.