• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Me sytë nga Shqipëria”, shpresat e refugjatëve të ngujuar në Idomeni

by A R
23/05/2016 15:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shpresa vdes e fundit thonë, por në Idomeni pritshmëritë po veniten. Çdo ditë është e mundishme për refugjatët që presin të vendoset fati i tyre. Përgjigjja humanitare ndaj ngërçit të tyre është e kufizuar, thotë “Al Jazeera” në reportazhin e realizuar në kampin grek.

Ata që vazhdojnë përpjekjet për të kaluar në Maqedoni kanë në trup shenjat e dhunës policore. Një refugjat thotë se, tani do të provojë të hidhet diku më në Perëndim.

Gazetari: Dhe mendon se në vend të kësaj rruge, mbase do të provosh Shqipërinë?
Refugjati: Po.
Gazetari: Është e vështirë ama.
Refugjati: E vështirë është në fakt, e vështirë.

Nuk janë vetëm policët maqedonas, ata që u shkaktojnë probleme emigrantëve në kamp. Qeveria greke njoftoi se kërkon që ta mbyllë Idomenin në javët në vijim e do t’i zhvendosë që të gjithë nëpër kampe zyrtare. Refugjatët që ende shpresojnë për një rrugë drejt Europës po i hedhin sytë nga ajo që shohin si mundësinë e fundit për realizimin e dëshirës së tyre: Shqipëria.

Megjithatë, ata që ndodhen në kampin e ri vetëm pak kilometra larg kufirit me Shqipërinë kanë informacion më të madh mbi rreziqet që i presin. Ata janë sjellë këtu drejtpërdrejt nga ishujt grekë. Po të donin, mund të ecnin në këmbë në veri drejt Shqipërisë. Por askush nuk e ka bërë. Historitë e të rinjve të sulmuar nëpër male nga bandat shqiptare, të grabitur e madje edhe të zhdukur qarkullojnë këtu prej kohësh.

“Ka shumë kriminelë atje, i kanë vjedhur njerëzit. Disa e kanë kaluar kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë e janë zhdukur. Nuk kemi dëgjuar më për ta, nuk e dimë ç’u ka ndodhur”, thotë Hamza, një emigrant palestinez.

Si mënyrën e vetme për të dalë nga kjo situatë, shumë konsiderojnë tani blerjen e një pasaporte të rreme, fluturimin në Athinë, e prej andej marrjen e avionit për në Gjermani apo Suedi. Për të parën kërkohen 4.000 euro, për të dytën 5.000 euro, parà këto që pjesa më e madhe e tyre nuk i disponon./Tch/a.m.

Next Post

Nis misioni Euro 2016, ja kompleksi i kuqezinjve në Austri (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In