• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Më sulmoi seksualisht”, akuzuesja e gjyqtarit, gati të dëshmojë

by Java News
17/09/2018 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në SHBA, një numër senatorësh, përfshirë dhe disa republikanë, po bëjnë thirrje për të shtyrë procesin e votimit të kandidatit për Gjykatën e Lartë Brett Kavanaugh, pas deklaratave publike të një gruaje, se ai e ka sulmuar seksualisht kur të dy ishin në shkollë të mesme. Christine Blasey Ford, pedagoge në universitetin e Palo Alto-s në Kaliforni, tha për gazetën “Washington Post” se gjatë sulmit ishte frikësuar për vdekje. Avokatja e zonjës Ford, Debra Katz bëri të ditur se ajo është gati të dëshmojë përpara Kongresit rreth incidentit. Ajo tha se zonja Ford i karakterizon veprimet e zotit Kavanaugh si “përpjekje për përdhunim” dhe beson se “nëse ai nuk do të ishte në gjendje shumë të dehur, do ta kishte përdhunuar”. Ndërkohë në një koment të hënën këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë Kellyanne Conway tha se zonja Ford “nuk duhet fyer dhe nuk duhet të injorohet”.

Në një koment të zonjës Christine Blasey Ford të botuar të dielën ajo thoshte se gjatë sulmit “kishte menduar se Brett Kavanaugh mund ta vriste pa dashje”.

Sipas saj incidenti kishte ndodhur gjatë një feste në Maryland në vitet ‘80, kur ajo dhe Brett Kavanaugh ishin në shkollë të mesme.

Ajo tha se Brett Kavanaugh dhe një shok i tij e patën rrethuar në një dhomë gjumi. Më pas Kavanaugh e kishte hedhur në një krevat dhe ishte përpjekur t’i hiqte rrobat. Sipas saj të dy djemtë ishin “të dehur dhe mezi mbaheshin në këmbë”. Por Brett Kavanaugh i ka mohuar akuzat.

“I mohoj këto akuza kategorikisht dhe pa mëdyshje”, thuhej në një deklatë të tij javën e kaluar. “Nuk i kam bërë këto gjëra as në shkollë mesme dhe as në çdo periudhë tjetër”.

Të enjten pritet që komisioni juridik i Senatit të votojë për kandidaturën e zotit Kavanaugh. Në një deklaratë të komisionit të dielën akuzoheshin demokratët për fshehjen e akuzave Christine Blasey Ford deri në prag të votimit.

Senatori republikan Lindsey Graham, anëtar i komisionit, tha se pajtohej me shqetësimet e shprehura në deklaratë, por tha gjithashtu se do ta mirëpriste një seancë dëgjimore me zonjën Ford, nëse ajo do të dëshironte të fliste me anëtarët e komisionit.

“Nëse komisionit do duhet ta dëgjojë znj. Ford, duhet ta bëjë menjëherë, që procesi të vazhdojë sipas planit”, tha zoti Graham.

Një tjetër republikan i komisionit senatori Jeff Flake, shkoi edhe më tej, duke thënë se ai nuk do të votonte për miratimin e kandidaturës së zotit Kavanaugh, pa dëgjuar më parë Christine Blasey Ford.

Një republikane tjetër, senatorja Lisa Murkowski, i tha të dielën rrjetit televiziv CNN se komisionit duhet të marrë në konsideratë shtyrjen e votimit.

“Kjo nuk është diçka që doli gjatë seancave dëgjimore dhe nëse ka diçka të vërtetë në ato që thuhen, çështja kërkon një përgjigje”, tha ajo.

Demokratja më e lartë e komisionit senatorja Dianne Feinstein, në krye të një numri demokratësh bëri thirrje për shtyrje të votimit.

“E mbështes vendimin e zonjës Ford për të ndarë publikisht historinë e saj. Tani që e ajo e bëri këtë gjë është në duart e FBI-së të kryejë një hetim. Kjo duhet të ndodhë përpara se Senati të bëjë përpara lidhur me kandidaturën e zotit Kavanaugh”, thuhej në një deklaratë të zonjës Feinstein të lëshuar të dielën.

Udhëheqësi i pakicës në Senat Chuck Schumer bëri gjithashtu thirrje për shtyrje të procesit të konfirmimit, ndërsa po hetohen akuzat e zonjës Ford.

“Të ushtrosh presion për të kryer një votim tani, do të ishte një fyerje për gratë e Amerikës dhe integritetin e Gjykatës së Lartë” tha ai në një deklaratë.

53 vjeçari Brett Kavanaugh është një gjykatës federal i apelit në Uashington. në muajin korrik Presidenti Donald Trump e emëroi atë për një vend në Gjykatën e Lartë pas daljes në pension të ish-anëtarit të gjykatës Anthony Kennedy. /VOA/ma.me

Next Post

E zë korrenti teksa punonte, vdes 24-vjeçari nga Pogradeci

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy vatra të rrezikshme zjarri në zonën e Rrëshenit, evakuohen disa familje, era favorizon flakët që i afrohen banesave!

Dy vatra të rrezikshme zjarri në zonën e Rrëshenit, evakuohen disa familje, era favorizon flakët që i afrohen banesave!

August 21, 2026
Arjan Konomi e akuzoi për përplasjen dhe shoqërimin në Komisariat, Rama nxjerr videon: Gënjeshtër! Ngjarja krejt ndryshe nga rrëfimi në pasqyrë

Arjan Konomi e akuzoi për përplasjen dhe shoqërimin në Komisariat, Rama nxjerr videon: Gënjeshtër! Ngjarja krejt ndryshe nga rrëfimi në pasqyrë

August 21, 2026
Premier Liga në Angli nis me rregulla të reja për VAR-in

Premier Liga në Angli nis me rregulla të reja për VAR-in

August 21, 2026
Zjarri përfshin edhe pyjet e Gjinarit në Elbasan, rrezikohen banesat, era favorizon flakët! Zbulohet shkaku

Zjarri përfshin edhe pyjet e Gjinarit në Elbasan, rrezikohen banesat, era favorizon flakët! Zbulohet shkaku

August 21, 2026
“Turp për Parlamentin nëse e voton!”- Kryebashkiaku i Poliçanit kundër PS për shkrirjen me Beratin, 15 këshilltarë paralajmërojnë dorëheqjen

“Turp për Parlamentin nëse e voton!”- Kryebashkiaku i Poliçanit kundër PS për shkrirjen me Beratin, 15 këshilltarë paralajmërojnë dorëheqjen

August 21, 2026
“Po iki në punë”/ Zbardhet ‘kurthi’ që iu ngrit drejtorit të komanduar të burgut të Reçit para se të vihej në pranga

Mori leje nga Burgu i Reçit, arratiset i dënuari për grabitje Petrit Ndoci! Zbulohet letra për familjen: Po largohem, ju dua shumë!

August 21, 2026
Mbrojtja e Hashim Thaçit kërkon lirimin e tij me kusht nga qelia, ish-presidenti ofron 50 mijë euro garanci

Analiza e REL: A do të lirohet Hashim Thaçi nëse shpallet i pafajshëm?

August 21, 2026
“Drejtësia është bërë më politike se vetë politika”- Mero Baze: Reforma nuk e bëri drejtësi as më profesionale, as më pak të korruptuar

“Drejtësia është bërë më politike se vetë politika”- Mero Baze: Reforma nuk e bëri drejtësi as më profesionale, as më pak të korruptuar

August 21, 2026
Flakët vijojnë të përpijnë pyjet në dy fshatrat e Pukës, era favorizon zjarrin, ka ende rrezik për banorët!

Flakët vijojnë të përpijnë pyjet në dy fshatrat e Pukës, era favorizon zjarrin, ka ende rrezik për banorët!

August 21, 2026
“Do ta shohim”- Kriza e marrëdhënies me Trump, Meloni për NYT: Besoja se gjërat do të ishin më të lehta, por shkuan ndryshe! Strategjia ime…

“Do ta shohim”- Kriza e marrëdhënies me Trump, Meloni për NYT: Besoja se gjërat do të ishin më të lehta, por shkuan ndryshe! Strategjia ime…

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com