Një grabitje me armë e maska ka ndodhur në mesnatë në Durrës. Bëhet fjalë për dy persona të cilët nën kërcënimin e armëve dhe të maskuar me skafandra, kanë grabitur një pikë karburanti.
Mësohet se dy autorët të shpallur në kërkim, kanë grabitur rojën e karburantit, i cili ndodhet pranë hyrjes së dytë të Portit.
Policia thotë se grabitësit ishin me motor ndërsa shuma e grabitur është 12 mijë lekë të reja.