• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Më shumë se sa të vetëm, socialistët duken të vetmuar në qeverisje

by Mero Baze
29/12/2018 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Viti 2018 ishte viti i parë në historinë e pluralizmit, kur një parti qeverisi e vetme Shqipërinë. Prej vitit 1990, edhe kur një parti i ka pasur votat, siç ka qenë viti 1992, 1996, 1997 etj, askush nuk ka formuar i vetëm një qeveri.

Eksperimenti populist i Edi Ramës për të qeverisur me qytetarët, është një eksperiment social, por jo një produkt politik. Shoqëria nuk kënaqet duke zgjidhur halle, por duke mbyllur konflikte politike. Dhe sado halle që të zgjidhë bashkëqeverisja me popullin, njerëzit janë të prirur të vazhdojnë të kërkojnë edhe më shumë në formën e pakënaqësisë, dhe jo të pushojnë të kënaqur.

Ndaj dhe eksperimenti i parë i Edi Ramës për të qeverisur i vetëm, krijoi dy probleme.

Problemi i pare, është agresiviteti politik kundër qeverisë, që rrit perceptimin e një konflikti permanent politik. Kori anti-qeveritar forcohet nga çdo zë i përjashtuar nga qeverisja.

Perceptimi se ti ke shumë faktorë kundër qeverisë, në rrugë, në shtyp, apo në shoqëri civile, natyrisht që nuk përfaqëson nivelin e kundërshtimit që ke në shoqëri, por prodhon tension.

Në historinë e qeverisjes, rrallë ka ndodhur që një qeveri të ketë kaq shumë shtyp kritik, thuajse 90 për qind kundër saj, kaq shumë zëra politikë kundër, kaq shumë element të shoqërisë civile kundër, dhe mbi të gjitha, kaq pak përfitime nga puna e saj në komunikimin me qytetarët.

Qeverisja vetëm nga ana tjetër ka shtuar orekset e socialistëve për pushtet, dhe ka prodhuar pakënaqësi të reja nga pamundësia për të pasur pushtet, në një sistem i cili prodhon më shumë bejlerë të vegjël brenda tij, se sa qendra pushteti.

Ndaj, nga pikëpamja politike, qeverisja vetëm ka prodhuar më shumë tensione politike, se qeverisja në koalicion.

Problemi i dytë, është bashkëqeverisja populiste me qytetarët. Është shumë e vërtetë, biles e mahnitshme, sa shumë qytetarë komunikojnë me platformën e qeverisë për të zgjdhur problemet e tyre. Dhe po ashtu, është e pabesueshme sa shumë halle zgjidh qeveria në këtë formë.

Por kjo nuk është një rrugë produktive politike. Biles, është një veprimtari ilegale. Kontakti direkt i qytetarit me qeverinë, është një formë parapolitike e komunikimit, një demokraci direkte, që nuk konsolidon institucionet, por konsolidon institucionin e ankesës, atë të letrës anonime, të tensionit mes zyrtarit dhe qeverisë qëndrore dhe në një farë mënyre, është më shumë një instititucion presioni mbi administratën, se sa një element i vërtetë i reformës së administratës shtetërore.

Qytetarët që zgjidhin hallet në këtë mënyrë, mund të jenë të lumtur, por shteti i orientuar dhe diktuar nga ankesat e qytetarëve, nuk është një shtet modern dhe i reformuar, por një shtet populist.

Ky stil qeverisje nuk prodhon kurrë mbështetje popullore, por rrit dhe më shumë pritshmëritë e qytetarëve që të zgjidhin hallet direkt me qeverinë, dhe në shumicën e rasteve mbeten të zhgënjyer, duke e adresuar pakënaqësinë direkt tek qeveria qëndrore.

Në këtë aspect, qeverisja vetëm dhe qeverisja direkte me popullin, nuk e ka bërë më të mirë qeverisjen. Ajo ndoshta e ka bërë më të lehtë përcjelljen e direktivës politike, por jo funksionimin e institucioneve.

Edhe pse përmes bashkëqeverisjes me qytetarët, qeveria duket sikur komunikon me mijëra njerëz, në finale ajo është më pak e pëlqyer prej tyre. Më shumë se sa vetëm, socialistët duken të vetmuar në qeverisje.

a.c

Next Post
Tentoi të grabisë 4500 euro, pranga shqiptarit në Greqi

Tentoi të grabisë 4500 euro, pranga shqiptarit në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Harmoni ngjyrash dhe formash/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

Harmoni ngjyrash dhe formash/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

June 21, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 22-të e protestës para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja e tubuesve

VIDEOLAJM/ Dita e 22-të e protestës para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja e tubuesve

June 21, 2026
Shqiptari i Luginës së Preshevës rri gatitu para xhandarit serb, por ja që merr turrin të shkojë në Tiranë për të protestuar kundër Edi Ramës

Shqiptari i Luginës së Preshevës rri gatitu para xhandarit serb, por ja që merr turrin të shkojë në Tiranë për të protestuar kundër Edi Ramës

June 21, 2026
VIDEO/ I bëri thirrje administratës që t’i bashkohet tubimit, protestueses ia ndërpresin fjalën

VIDEO/ I bëri thirrje administratës që t’i bashkohet tubimit, protestueses ia ndërpresin fjalën

June 21, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Kali i pushtetit

June 21, 2026
Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

Protesta që e di cilët do të heqë nga puna, por jo cilët dëshëron të marrë në punë

June 21, 2026
I shkruan emrin mbi një kosh mbeturinash, reagon Ardit Bido: Albin Kurti, ç’punë kanë aktivistët e VV të më piketojnë?

I shkruan emrin mbi një kosh mbeturinash, reagon Ardit Bido: Albin Kurti, ç’punë kanë aktivistët e VV të më piketojnë?

June 21, 2026
“Epsteini” ynë

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë

June 21, 2026
“Pak relaks me llajkefollouve të gunës”, video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

“Pak relaks me llajkefollouve të gunës”, video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

June 21, 2026
Dita e 22-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In