• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Më shumë se 920 mijë turistë në zonat e mbrojtura në Shkodër, Thethi me 3-4 mijë turistë në ditë

by A R
27/09/2025 11:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zonat e mbrojtura në qarkun e Shkodrës edhe gjatë këtij viti kanë shënuar një fluks të lartë turistësh vendas e të huaj.

Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura, Shkodër, Agim Dardha tha se “në janar-gusht 920 855 turistë, nga të cilët 550 010 vendas dhe 370 845 të huaj kanë shijuar natyrën magjepsëse që ofrojnë zonat e mbrojtura në Shkodër”.

Gjatë kësaj periudhe ka një rritje prej 10% të turistëve, ku Parku Kombëtar i Alpeve është më i vizituari.

“Në periudhën janar-gusht 378 890 turistë, nga të cilët 216 290 vendas dhe 162 600 të huaj zgjodhën të vizitonin Alpet, për të shijuar natyrën magjepsëse që ato ofrojnë.”

Alpet përfshijnë lumin e Gashit, luginën e Valbonës, Thethin, Vermoshin dhe Bogën, ku turistë vendas dhe të huaj shijojnë momentet e qetësisë, ujin dhe ajrin e pastër që i karakterizon ato.

ADZM Shkodër edhe gjatë këtij viti i ka kushtuar vëmendje përmirësimit të infrastrukturës, si vendosja e tabelave informuese për orientimin e turistëve dhe shoqërimit të tyre me guida.

“Turistët kanë shfrytëzuar një sërë shtigjesh, si ai që lidh Malin e Zi me Thethin, apo Thethin me Valbonën, Kelmendin me Thethin dhe Currajn e Epërm. Gjatë muajit gusht ka pasur deri 3-4 mijë turistë në zonën e Thethit në ditë, ku pjesa më e madhe ishin nga vende të ndryshme të botës.”

Kreu i ADZM-së Shkodër tha se edhe gjatë muajit shtator ka një dyndje të turistëve.

“Temperaturat e ngrohta gjatë shtatorit kanë sjellë edhe një fluks turistësh në zonat e mbrojtura të Shkodrës, ku më të vizituarat janë Thethi, lugina e Shalës dhe liqeni i Shkodrës.”

“Thethi është bërë më i aksesueshëm për turistët në sajë të përmirësimit dhe shtimit të mundësive akomoduese, por edhe falë vënies në përdorim të zipline-s, një mundësi për të eksploruar nga ajri atraksionet e këtij parku. Ky zipline është një atraksion për tërheqjen e më shumë vizitorëve dhe krijon një shans të ri për të promovuar bukuritë natyrore të kësaj zone.”

Dardha i bën thirrje turistëve që të kenë kujdes dhe të ecin të shoqëruar me guida.

“Turistët gjatë udhëtimit të tyre duhet të jenë patjetër të shoqëruar nga guidat turistike, për të shmangur aksidentet fatale, të cilat nuk kanë munguar as gjatë kësaj kohe.”

Shkodra, me sipërfaqen e madhe të zonave të mbrojtura, përbën një nga potencialet më të rëndësishme të vendit sa i përket turizmit të natyrës, kulturës dhe historisë./ATSH

Next Post
Dyshohet se kërcënoi gazetarin, procedohet penalisht biznesmeni

Falsifikonte viza hyrëse, arrestohet 22-vjeçari nga Bregu i Fildishtë, në hetim edhe dy bashkëpunëtorë të tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi sipas Jorgo Pullës, kujdes marrëveshjet këto kohë, shenjat me fat në dashuri

November 3, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Travelbinger”: Shqipëria, udhëtim ekonomik 10-ditor pa sakrifikuar komoditetin

November 3, 2026
8 persona të zhdukur në Himalaje pas goditjes nga ortekët, reshjet e dendura të borës pezullojnë kërkimet

8 persona të zhdukur në Himalaje pas goditjes nga ortekët, reshjet e dendura të borës pezullojnë kërkimet

November 3, 2026
“Mori fund gjithçka”, Angela Martini konfirmon ndarjen nga biznesmeni rumun pas 8 vitesh martesë

“Mori fund gjithçka”, Angela Martini konfirmon ndarjen nga biznesmeni rumun pas 8 vitesh martesë

November 3, 2026
Rusia sulmon Ukrainën pas përfundimit të armëpushimit në qytetin Oleshky, i ndërmjetësuar nga Melania Trump

Rusia sulmon Ukrainën pas përfundimit të armëpushimit në qytetin Oleshky, i ndërmjetësuar nga Melania Trump

November 3, 2026
Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, MAGA kryeson shpenzimet për reklama dixhitale

Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, MAGA kryeson shpenzimet për reklama dixhitale

November 3, 2026
VIDEO/ “Unë, Aleksandar, gambit shtetëror”, ky është filmi dokumentar që tërboi Vuçiqin

A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë?

November 3, 2026
Teksasi dhe Kansasi nën kërcënimin e stuhive të fuqishme, erërave dhe tornadove

Teksasi dhe Kansasi nën kërcënimin e stuhive të fuqishme, erërave dhe tornadove

November 3, 2026
Komisioni Evropian publikon nesër raportin e progresit: Cilat vende kryesojnë procesin e anëtarësimit dhe cilat mbeten prapa?

Komisioni Evropian publikon nesër raportin e progresit: Cilat vende kryesojnë procesin e anëtarësimit dhe cilat mbeten prapa?

November 3, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

Pas transferimit të papritur në Fier, Veliaj sot përballë GJKKO-së. Refuzon avokatët e caktuar nga Gjykata

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In