• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Më shumë se 100 ish-zyrtarë republikanë apel: Trump të pranojë humbjen

by Java News
23/11/2020 22:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë se 100 ish-zyrtarë republikanë të sigurisë kombëtare u kërkuan të hënën udhëheqësve të partisë të dënojnë refuzimin e presidentit Trump për të pranuar humbjen në zgjedhje. Ata e cilësuan këtë qëndrim si sulm të rrezikshëm dhe anti-demokratik ndaj institucioneve amerikane.

Një grup i përbërë me disa nga zyrtarët më të lartë të sigurisë kombëtare në administratat republikane të ish-presidentëve Ronald Reagan, George H.W. Bush, George W. Bush dhe Donald Trump, kritikuan dështimin e pjesës më të madhe të ligjvënësve republikanë për të njohur si fitues të zgjedhjeve demokratin Joe Biden.

Grupi, i njohur me emrin “Ish-Zyrtarë Republikanë të Sigurisë Kombëtare për Bidenin”, i formuar në gusht, i cili ka bërë fushatë kundër zotit Trump, u shpreh në një letër të hapur me kritika më të forta në adresë të udhëheqjes republikane në Kongres.

Pjesa më e madhe e republikanëve kanë qëndruar të heshtur, ndërkohë që Presidenti Trump nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve, duke ngritur pretendime të pambështetura në fakte për mashtrime të përhapura. Ekipi ligjor i presidentit ka ngritur një numër padish gjyqësore për të rrëzuar rezultatin e zgjedhjeve që ka nxjerrë fitues zotin Biden.

“Duke inkurajuar taktikat e vonesave të presidentit, ose duke qëndruar të heshtur, udhëheqësit republikanë vënë në rrezik demokracinë amerikane dhe sigurinë kombëtare të vendit,” thuhet në letër.

Pjesëtarët e grupit përfshijnë Gjeneralin në pension, Michael Hayden, i cili ka qenë drejtor i CIA-s; William Webster, i vetmi zyrtar që ka qenë në krye të CIA-s dhe FBI-së; si dhe John Negroponte, drejtori i parë i shërbimeve kombëtare të zbulimit.

Zoti Biden ka siguruar 306 vota elektorale, ndërsa Presidenti Trump ka marrrë 232 vota elektorale. Zoti Biden po ashtu kryeson në votën popullore me një diferencë prej më shumë se 6 milionë votash krahasuar me presidentin.

Next Post
‘Maska është minimumi i domosdoshëm’/ Ulqinaku: Nëse dyfishohen rastet mund të kemi sërish mbyllje të aktiviteteve

Mjeku Ulqinaku: Ka përgjegjësi penale për një presje, jo për shkaqet e vdekjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Vendim i papritur në SHBA, ndalohet qarkullimi ajror për arsye sigurie

Vendim i papritur në SHBA, ndalohet qarkullimi ajror për arsye sigurie

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In