• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Më shumë interesohet Thaçi për Tiranën, sesa Kurti për të

by Ben Andoni
27/07/2025 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Për Tiranën zyrtare Kosova është thjesht një shtet i dytë shqiptarësh, të cilit jo nuk mund t’i ndërhyhet por as t’i flitet më! Ky është justifikimi, por ky përbën edhe paaftësinë e vërtetë për të bashkëpunuar dhe këshilluar. Rama dhe Kurti nuk puqen në asnjë drejtim prej protagonizmit të lodhshëm respektiv. Historia e mbledhjeve patriotike tashmë është arkivuar, kurse në Tiranën politike pakkush di dhe i intereson se çfarë ndodh në Kosovë. Paradoksalisht, më shumë interesohet Thaçi për Tiranën, sesa Kurti për të.

Në orët e fundit të kësaj fundjave, derisa të mbaroj një nga afatet e vendosura nga Kushtetuesja e Kosovës, marifetet, kulisat dhe bisedimet e fshehta do e nxehin republikën më të re të Evropës. Është gati urdhërues konstituimi i parlamentit të Kosovës, ndërsa publiku kosovar po lodhet në këto ditë jo veç nga papërgjegjshmëria e politikës, por nga një absurd kushtetues që nuk iu gjend zgjidhja prej javësh e muajsh. Më shumë akoma, përplasjet e brendshme në Kosovë mes presidentes dhe ministres në detyrë të Jashtme e bëjnë më paradoksal të gjithë gjendjen. Tashmë si një lloj king makër po trajtohet Fatmir Limaj me fare pak deputetë rreth vetes, historia e të cilit pas kontributit me UÇK-në, është e mbushur me hirnosjen e akuzave. Edhe më keq akoma është problemi që Kosova duhet të ketë parlament për të kaluar projektet, të cilat do e ndihin të marrë pjesën e saj nga Paketa Evropiane.

Ndërkohë Tirana zyrtare është futur në një luftë informaliteti me protagonist të vetëm kryeministrin Rama, kurse kënaqësia të hasësh ndonjë lajm pozitiv i është lënë dëshirës së ndonjë redaktori\e, që ka “mbetur” pa lajme.  Larg këtyre, në emër të respektit ndaj institucionit të parlamentit të Kosovës, nuk ka referime, përveç ndonjë citimi te presidentit Begaj që zakonisht nuk thotë asgjë. Më shumë akoma, opozita (e djathtë) që e ndjen veten pranë qeverisë së majtë të Kurtit nuk prononcohet dhe Kosovën e gjithë politika shqiptare e kundron sikur po flitet për një parlament tutje në ndonjë kontinent. Lajmi i orëve të fundit, ku flamuri shqiptar shkelej thjesht ngjalli histerinë e zakonshme, por aspak ndjenjën se Shqipëria me Kosovën janë gjithnjë e më indiferente me njëra-tjetrën. Thjesht ky episod do harrohet, ashtu si 52 seancat për konstituimin maratonik të një legjislature parlamenti që më shumë do jetë “interesant” në procedurën e zgjidhjes së kryetarit sesa kur të zhvillojë punimet e zakonshme. Legjislatura e kaluar e tregoi këtë. I vetëm Thaçi, i privuar nga lajmet, duket se ka treguar interes shumë më tepër se ish-kolegët e tij Osmani&Kurti që nuk kanë begenisur as ta vizitojnë ndonjëherë në Hagë…prej punëve të shumta, që mund të quhen mirëfilli kotësi.  (Javanews)

Next Post
A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO?

A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In