Një burrë 65-vjeçar në Palermo u denoncua nga vartësja e tij për ngacmim seksual, por u shpall i pafajshëm nga gjykata. Sipas kësaj të fundit, nuk bëhej fjalë për ngacmim seksual, por për një gjest të pajekur.
Domenico Lipari i kishte rënë me shpullë në të pasme sekretares, nëntorin e shkuara, dhe ajo e denoncoi.
Në gjyq ai tha se “i rashë me shaka”, gjë që është pranuar nga gjykata dhe ka fituar pafajësinë.