• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Me shpejtësi, të dehur në timon dhe pa leje drejtimi/ Arrestohen 15 shoferë

by A R
28/06/2022 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vijojnë kontrollet në të gjithë vendin për parandalimin e dhe goditjen e paligjshmërisë.

Uniformat blu bëjnë me dije se 15 drejtues mjetesh kanë rënë në pranga, 7 prej të cilëve për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 8 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit nga 1 muaj deri në 16 muaj, për shpejtësi nga 139 km/h deri në 193 km/h, 104 drejtues mjetesh. Gjithashtu janë ndëshkuar me masa administrative nga 12.000 deri në 40.000 lekë të rinj dhe me zbritje pikësh në lejen e drejtimit, nga 10 deri në 13 pikë.

Njoftimi i plotë:

Kontrolle intensive në të gjithë vendin, nga Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme, Policia Rrugore dhe Policia Kriminale, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Kontrollet, edhe në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore. Në të gjitha akset kryesore rrugore dhe qendrat urbane janë ushtruar kontrolle, duke përdorur makinat inteligjente, Poliscan-in, radarët dhe lexuesit automatikë të targave, dronët edukues, kamera, aparate fotografike dhe mjete të paloguara të Policisë Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, ndëshkimin administrativ dhe penal të drejtuesve të automjeteve që abuzojnë me rregullat e qarkullimit rrugor, duke sjellë pasoja për jetën.

Prej orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, në të gjithë vendin janë arrestuar 15 drejtues mjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 8 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit nga 1 muaj deri në 16 muaj, për shpejtësi nga 139 km/h deri në 193 km/h, 104 drejtues mjetesh. Gjithashtu janë ndëshkuar me masa administrative nga 12.000 deri në 40.000 lekë të rinj dhe me zbritje pikësh në lejen e drejtimit, nga 10 deri në 13 pikë.

Janë evidentuar duke përdorur aparatin celular gjatë drejtimit të mjeteve, 211 drejtues mjetesh, të cilët janë ndëshkuar me masa administrative nga 15.000 deri në 30.000 lekë të rinj.

Gjithashtu janë evidentuar 173 drejtues mjetesh që nuk përdornin rripin e sigurimit, të cilët janë ndëshkuar me masa administrative nga 10.000 deri në 20.000 lekë të rinj.

Janë ndëshkuar 98 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara, 234 drejtues mjetesh për shpejtësi tej normave të lejuara, por pa sanksionin plotësues pezullim i lejes së drejtimit, 112 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 79 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Nga lexuesit automatikë të targave janë konstatuar dhe ndaluar 123 automjete të shpallura “Alert” për shpejtësi, të evidentuara në ditët e mëparshme nga makina inteligjente.

Policia e Shtetit do të intensifikojë kontrollet dhe në këtë kuadër apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë maksimalisht rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët monitorohen me radarë, kamera, makinat inteligjente dhe patrulla të Policisë Rrugore, me mjete të paloguara.

/a.r

Next Post
“Çift i bukur”/ Beniada ‘nxjerr zbuluar’ Megi Pojanin, konfirmon lidhjen e saj me futbollistin e kombëtares

“Çift i bukur”/ Beniada ‘nxjerr zbuluar’ Megi Pojanin, konfirmon lidhjen e saj me futbollistin e kombëtares

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lojtari i Francës përballet me rregullat amerikane: Nuk lejohet në barin e hotelit

Lojtari i Francës përballet me rregullat amerikane: Nuk lejohet në barin e hotelit

June 11, 2026
Shkëlqim Hajdari merr detyrën si prefekt i Tiranës: Do lë gjurmë për mirë! Mund të jetë posti i fundit që mbaj

Vullnetarë për zjarret në Tiranë, prefekti Hajdari kërkon vëmendjen e institucioneve

June 11, 2026
Hetimi tronditës ndaj vëllezërve Tate: Akuza për trafikim, shfrytëzim seksual dhe dhunë ndaj grave

Hetimi tronditës ndaj vëllezërve Tate: Akuza për trafikim, shfrytëzim seksual dhe dhunë ndaj grave

June 11, 2026
Iu mohua hyrja në SHBA për Botërorin, arbitri somalez do të gjykojë finalen e Superkupës

Iu mohua hyrja në SHBA për Botërorin, arbitri somalez do të gjykojë finalen e Superkupës

June 11, 2026
Zvërneci, flet këshilltari amerikan: Protestat po i thoni botës se “Shqipëria nuk dëshiron të bëjë biznes”

Zvërneci, flet këshilltari amerikan: Protestat po i thoni botës se “Shqipëria nuk dëshiron të bëjë biznes”

June 11, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Viza “mjekësore” një hakmarrje mizore e Berishës ndaj SHBA-së

June 11, 2026
Bota përballet me Super El Niño-n: Temperaturat dhe moti ekstrem drejt rekordeve të reja

Bota përballet me Super El Niño-n: Temperaturat dhe moti ekstrem drejt rekordeve të reja

June 11, 2026
Interpelanca për Duranën në Kuvend/ Bozdo ngre akuza për paligjshmëri, Ibrahimaj mbron projektin

Interpelanca për Duranën në Kuvend/ Bozdo ngre akuza për paligjshmëri, Ibrahimaj mbron projektin

June 11, 2026
REL: PD thotë se Berishës iu hoq ndalesa amerikane, DASH ende pa konfirmim publik

REL: PD thotë se Berishës iu hoq ndalesa amerikane, DASH ende pa konfirmim publik

June 11, 2026
Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

Kushtetuesja zbardh vendimin për Metën, 5 gjyqtarë votuan kundër lirimit të ish-Presidentit

June 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In