• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Me shpejtësi 132 km/h në rrugët e Tiranës, policia pezullon 185 patenta

by A R
13/05/2022 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Makina inteligjente dhe flota e re e automjeteve të Policisë Rrugore, të pajisura me radarë dhe lexues automatikë të targave që funksionojnë ne lëvizje, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, janë përqëndruar në rrugët e kryeqytetit.

185 patenta janë pezulluar për shpejtësi nga 80 km/h deri në 132 km/h, në rrugët e brendshme të kryeqytetit si rezultat i përdorimit të makinës inteligjente.

Nga flota e makinave të reja, në lëvizje janë konstatuar 256 automjete, të shpallura më parë “Alert”, si rezultat i përdorimit të makinës inteligjente, për tejkalim të shpejtësisë mbi normat e lejuara.

Janë konstatuar 121 automjete, drejtuesit e të cilave nuk kanë shlyer 6 deri në 20 masa administrative, të marra në kohë dhe në vende të ndryshme.

Gjatë përpunimit të dhënave, nga operatorët, ka rezultuar se një numër i konsiderueshëm i automjeteve të konstatuara, nga makina inteligjente, se qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, në rrugët e kryeqytetit, por edhe në rrugët e qyteteve të tjera, të cilat janë monitoruar nga makina inteligjente dhe pajisjet e tjera të flotës së re, janë mjete të transportit publik “Taxi” dhe disa minibusë që shërbejnë për transport pasagjerësh.

Makina inteligjente dhe flota e makinave të reja, me mjete bashkëkohore do të vijojnë kontrollet, me afate të shkurtra kohore, në të gjitha qytetet e vendit, në akset kryesore nacionale dhe në ato rurale, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore.

/a.r

Next Post
Lufta në Ukrainë/ Pas Macron, Putin bisedon me kancelarin gjerman, Scholz

Lufta në Ukrainë/ Pas Macron, Putin bisedon me kancelarin gjerman, Scholz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com