• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Me shoqen u rrëmbeva edhe unë, si shpëtova në Itali nga prostituimi”/ Vajza e videove në Tik Tok rrëfen historinë

by
25/02/2023 14:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Matilda Dautaj është një personazh i njohur në Tik Tok për videot e saj plot humor. Ajo ka treguar teksa ishte në emisionin “Rudina” se pas komenteve pa filtra në rrjetet sociale fshihet një histori e vështirë jete.

Në moshën 17-vjeçare Matilda mori iniciativën për të ikur në Itali për një të ardhme më të mirë, por atje u përball me tentativat për ta hedhur në rrugën e prostitucionit dhe pas një morie ngjarjesh të tjera, qëndroi e burgosur për 2 vjet.

Matilda Dautaj: Nuk jam e vetmja dhe nuk më vjen aspak turp ta them, u mora me dëshirë, jo me dhunë që do shkoja në Itali do punonim.

Rudina Magjistari: Pra le të themi nuk ke emigruar me familjen, je nisur vetëm me dëshirën për të shkuar në Itali për të punuar?

Matilda Dautaj: Po, me dikë tjetër.

Rudina Magjistari: Me dikë tjetër që ndoshta në atë kohë ka qenë një mik i juaji, shok i juaji, gjithçka e tillë?

Matilda Dautaj: U lidh një shoqja ime me të dhe me atë u rrëmbeva dhe unë.

Rudina Magjistari: I besove atij personi i cili mori përsipër të të çonte në Itali për të nisur një punë dhe një jetë atje apo jo?

Matilda Dautaj: Po. Atje gjeta komplet një realitet tjetër ku tentuan të më çonin në rrugë. Historia ime është bërë shumë e madhe në Padova sepse gazetarët e çdo gjë, unë u mbrojta nga shteti italian sepse denoncova. Mua më është prerë gërsheti, kam pasur një gërshet shumë të gjatë, që t’i nënshtrohesha asaj pune, por më shpëtoi dikush, një mik i këtij zotërisë e mbajti, e ndaloi dhe unë shpëtova, shpëtova dhe 3 vajza të tjera që ishin 13, 14 dhe 16 kurse unë 17. Të katërta na mori shteti italian na futi në institut, na mbrojtën derisa unë nga ai institut u largova sepse ky djali që më shpëtoi automatikisht unë e dashurova dhe kam ikur, kam jetuar me të, më ka mbajtur si një mbretëreshë të vërtetë. Kur e mendoj që isha një vajzë e pambrojtur, 17 vjeçe por me një forcë shumë të madhe brenda vetes, nuk dija as gjuhën, as rrugët, asnjë gjë dhe ta mendosh që si sot edhe në kohëra të tjera një i pambrojtur ka qenë gjithmonë i shkelur, kurse ai më mbrojti, më shpëtoi dhe e falenderoj. Kemi kaluar një vit e gjysmë shumë të bukur, por pastaj ai për problemet e tij, hallet e tij bëri një vrasje, u arrestua dhe pas pak edhe unë sepse isha e dashura e tij.

Rudina Magjistari: Edhe ti?

Matilda Dautaj: Si ndihmëse e vrasjes, por derisa doli e vërteta, sërish aty ai me pranga të lidhura në duar, u ngrit në këmbë dhe tha “e kam bërë unë”, tha të vërtetën unë thjesht isha e dashura e tij por s’kisha lidhje me punët e tij. Sado që ai bërtiti fort “nuk ka faj Matilda dhe e kam bërë unë,  vetëm unë do ta paguaj”, derisa u gjendën provat dhe derisa unë pata mbështetje nga familja ime që të kisha një avokat, bëra plot 2 vjet.

Matilda Dautaj tregon se u bë pjesë e platformës sociale pasi kaloi një sëmundje dhe ishte vajza ajo që ia sugjeroi me mendimin se do të argëtohej në aplikacion. Teksa përmendi vajzat, Matilda zbuloi se tashmë është edhe gjyshe ndonëse në moshë ende të re.

Matilda Dautaj: Unë vajzën e kam 18 vjeçe. 17 ishte shtatzënë, ishte në shkollë, u dashurua dhe kam bërë të pamundur që mbesa të vijë në jetë sepse vajza nuk ishte aq  e vendosur që ta  mbante. I kam thënë më falni, o bëje ti o do ta bëj unë se tani një fëmijë në shtëpi duhet.

Rudina Magjistari: E ke mbështetur në atë moment?

Matilda Dautaj: Po, e kam mbështetur dhe do ua këshilloja të gjitha nënave që të mëbshtesin vajzat e tyre, sido që të jetë dera dhe zemra duhet të jenë të hapura për fëmijët tanë.

Rudina Magjistari: Absolutisht, vajza tani është në punë apo studion?

Matilda Dautaj: Studion dhe u transferua nga shtëpia shkoi të bashkëjetojë me djalin.

/e.d

Next Post
“Në gradë të fundit, me tumor në…”/ Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Valbona u largua nga BBV

"Në gradë të fundit, me tumor në..."/ Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Valbona u largua nga BBV

Comments 1

  1. Shkodra says:
    6 months ago

    Po

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

“E vërteta për ndërhyrjen e Albin Kurtit në protestat e Tiranës!”

June 22, 2026
Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

June 22, 2026
Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

Gjin Gjoni: Unë dhe Doktori jemi ‘Shqipëria e re’! Ata që thonë “Berisha n’burg” janë të paguar

June 22, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

“Rama ka marrëdhënie të mira me Trump”, Nazarko: Qëndrimi për Zvërnecin e ndihmoi Berishën t’i hiqej non grata

June 22, 2026
“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

June 22, 2026
VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

June 22, 2026
Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

June 22, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbi tre javë protesta, Rama: Në fund do të ketë dy fitimtarë; PS-ja më e fortë dhe Qeveria e përmirësuar shumë ndjeshëm

June 22, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Thirrja ‘Berisha në burg’ po shuhet”, Braçe: Njerëzit e tij po presin urdhrin, ai do kontrollin e protestës

June 22, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

“Dorëheqja nuk është pjesë e lojës”, Gogu: Populli vendosi në 11 maj! Rama ka detyrë të qeverisë vendin

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In