• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Me shenja në fytyrë, flet e moshuara që u grabit në Vermosh: Kemi pasur goxha para. Tentova t’i heq maskën, me ra me levë kokës

by Java News
02/06/2022 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me plagë në duar e në sy, Mri Tinaj tregon momentet e tmerrit të përjetuara pak pas mesnate ku dy grabitës i hynë më forcë në banesë dhe u morën sendet me vlerë. Grabitësit kanë arritur të marrin rreth 30 mijë euro, ndërsa sikur të mos mjaftonte kjo kanë dhunuar çiftin e bashkëshortëve dhe më pas i kanë lidhur.

Mri Tinaj tregon se të parin grabitësit kanë lidhur burrin e saj, ndërsa vetë ajo ka rezistuar deri në fund, madje ka tentuar që t’i heqë edhe maskën një prej grabitësve, por ai e kishte qëlluar me levë duke e lënë pa ndjenja.

E moshuar tregon se si arriti të zvarritej deri në kuzhinë ashtu e lidhur dhe mundi të kap një thikë. Duke e pasur të pamundur të zgjidhet vetë, ajo i ka prerë litarin burrit dhe më pas janë liruar të dy, duke lajmëruar fqinjët dhe policinë.

“Kemi qenë me burrin në shpi. Kemi ndjenjur deri në 1 duke folur me fëmijët. Diçka 1 e pak sa erdhi me fjet gjumë ai. Hajdutët ishin aty. Dhe na erdhën me automatik dhe me dy leva. Ishin dy veta. Na thanë mos luani. Burrin e lidhën u mundova me qëndruar deri në fund. Kanë qenë dy vetë. Ishin me maska dhe me doreza. Paret shpejt na thanë. Nuk kemi i thamë.”,

“Ata kërkuan edhe të tjera, burri u tha ja ku keni disa se shita viçin. Ato me kanë goditur me levë kokës. Na morën makinën që na e ka çuar fëmija prej Amerikës. Nuk arrita me dalluar asgjë. Në dialektin tonë e kanë komplet. Si ne flisnin. Nuk kam arritur më asgjë. Tentova t’i heq maskën. Por me qëlloi me levë kokës. Kemi pasur gjëra të ruajtura kemi pasur para dhe kemi shitur dy makina. Kemi pas marrë para pensioni tre katër vjet i ruante për të bërë disa punime. I kanë marrë të gjitha para, telefona flori, makinë. Unë jam lënduar më shumë. Kamerat nuk janë funksionale.”

“Nuk na ka gjetur asnjë. Kam mundur të dal duke u zvarritur dhe shkova deri në kuzhinë. Gjeta një thikë dhe zgjidha burrin fillimisht. Një orë e gjysmë apo dy orë ashtu kemi qen. Njëri tha se kjo nuk zgjat shumë, se është në momente të fundit. 4 djem kam. Policia ka ardhur por ka hasur në makinën tonë të aksidentuar. Se ata kanë vjedhur një makinë tjetër. Aty kanë pa policinë ata dhe kanë ikur në këmbë. Kanë lënë levë dhe automatikun aty.”tha e zonja e shtëpisë. 

g.kosovari

Next Post
Braçe: Gruri është në pikën kritike! Fermerët jetojnë edhe me ankthin e tmerrshëm të çmimit

“Nafta ka shkuar 112-113$ për fuçi”/ Braçe- Bordit: I referoheni bursës, jo rezervave të rafinerive apo jo?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

Në tryezë programi bërthamor, presidenti iranian urdhëron nisjen e negociatave me SHBA

February 2, 2026
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

Pse nuk shkojnë ambasadorë në PD? Boçi: Nuk vizitojnë seli partish, kemi kontakte…

February 2, 2026
Nis rimodelimi i hyrjes në godinën e GJKKO dhe SPAK, fokus rritja e sigurisë në ambientet e “drejtësisë”

Nis rimodelimi i hyrjes në godinën e GJKKO dhe SPAK, fokus rritja e sigurisë në ambientet e “drejtësisë”

February 2, 2026
Policia zbardh atentatin në Lezhë, shpallen në kërkim 4 autorët: Të gjithë nga e njëjta familje

Policia zbardh atentatin në Lezhë, shpallen në kërkim 4 autorët: Të gjithë nga e njëjta familje

February 2, 2026
“Ka mundësi për paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”, Zelensky optimist para bisedimeve me Rusinë

“Ka mundësi për paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”, Zelensky optimist para bisedimeve me Rusinë

February 2, 2026
Grupi multietnik rikonfirmon mbështetjen për Qeverinë Kurti 3, LVV-së i shtohen edhe 65 vota

Grupi multietnik rikonfirmon mbështetjen për Qeverinë Kurti 3, LVV-së i shtohen edhe 65 vota

February 2, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

February 2, 2026
Shënjestra e atentatit në Rrilë të Lezhës, nipi i Ardian Nikulajt dyshohet se mbeti i plagosur nga të shtënat

Shënjestra e atentatit në Rrilë të Lezhës, nipi i Ardian Nikulajt dyshohet se mbeti i plagosur nga të shtënat

February 2, 2026
Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë në aksin Pukë-Qelëz, shoferi transportohet në spital

Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë në aksin Pukë-Qelëz, shoferi transportohet në spital

February 2, 2026
Spartak Ngjela: Sali Berisha është antishqiptar i vjetër! Po vepron për llogari të armiqve të Shqipërisë

Spartak Ngjela: Sali Berisha është antishqiptar i vjetër! Po vepron për llogari të armiqve të Shqipërisë

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In