• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Më rrezikohet jeta, gruaja është martuar me sheik”/ Kërcënonte bashkëshorten në rrjetet sociale, ekstradohet nga Tirana në Egjipt 46-vjeçari

by Java News
09/02/2024 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës vendosi të ekstradojë në Egjipt 46-vjeçarin Tamer Abdulshafi, i cili kanosi dhe denigroi bashkëshorten e tij përmes rrjeteve sociale.

Burime bëjnë me dije se gjatë seancës me dyer të mbyllura të mbajtur nga gjytari Taulant Banushi, Abdulshafi kërkoi të mos i dorëzohej Egjiptit.

“Më rrezikohet jeta atje sepse gruaja ime është martuar me një sheik, njëherazi ministër i kurorës në Kuvajt. Ai ka pushtet dhe do më rrezikojë jetën”, tha 46 vjeçari.

Por deklarata e tij nuk u gjet e bazuar në prova ndaj gjykata penale në një proces me dyer të mbyllura pranoi kërkesën për ekstradimin e tij. Prokurorja këmbënguli se nuk disponohet një certifikatë divorci e 46-vjeçarit që të mund të krijonte dyshime se bashkëshortja e tij është martuar me dikë tjetër, aq më tepër me pushtet.

Në dosje, për burrin që mbrohet me tezën se gruaja është martuar me një ministër të kurorës, përmenden faktet penale ndaj tij.

Faktet e kësaj gënjeshtre janë në aktakuzën e të akuzuarit të lartpërmendur, sipas së cilës gjatë periudhës nga 20/12/2021 deri më 15/1/2022, brenda juridiksionit të hetimit kriminal në shtetin e Kuvajtit:

– Ai përdori internetin dhe mjetet e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit për të kërcënuar bashkëshorten e tij, viktimën S. S. për të marrë një shumë shumë parash kesh dhe ta frenonte atë të ndërmerrte një akt i cili ishte ngritja e një padie në giykatë kundër tij. Kërcënimi konsiderohet si një shkelje e dinjitetit të saj, abuzim kundrejt nderit të saj, statusit dhe reputacionit në mënyrë të përcaktuar në hetime.

Ai postoi çështje të cilat shkelnin dinjitetin e viktimës së lartpërmendur përmes llogarisë së tij chefmarco _milano77 në rrjetin social Istagram duke u shfaqur në një video duke abuzuar me të dhe thënë “së pari, e rraha Suman për vdekje, një e rrahur për vdekje që prej dy vitesh dhe duhet ta shihte me sytë e saj, sepse ajo kishte zbuluar një sekret familjar dhe sekret të fëmijëve tanë dhe kishte shkelur besimin e sekreteve të shtëpisë, dhe se familja e saj kishte qenë e paaftë ta edukonte atë mirë.”

Ai e ofendoi viktimën në një mënyrë të tillë, e cila cënonte nderin e saj dhe statusin në një mënyrë jo publike në aplikacionet Instagram dhe WhatsApp, duke iu drejtuar asaj me fjalë ofenduese.

Ai me dashje keqpërdori mjetet e komunikimit telefonik duke kryer krimet në përshkrimet e padive të përmendura më lart, në mënyrën e përcaktuar në hetime./m.j

Next Post
U ekzekutua në një atentat, mediat greke: Christos Gialias i lidhur me një grup të fuqishëm trafiku droge në Shqipëri

U ekzekutua në një atentat, mediat greke: Christos Gialias i lidhur me një grup të fuqishëm trafiku droge në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In