• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Më rrahu si gomari në duhan”, djali dhunon barbarisht të atin 92-vjeçar, gjykata e lë të lirë

by Ardit Rada
20/01/2021 22:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot në emisionin “Stop” është publikuar historia e një të moshuari 92-vjeçar nga Kreshpani i Fierit. Ai u dhunua në banesë nga i biri, që sapo ishte kthyer nga Anglia, ku jeton prej vitesh me familjen. Një çështje e vjetër pronësie është bërë shkak që djali, në gjendje të dehur, të mbyllë në dhomë dhe të dhunojë babanë e vet, për rreth dy orë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta në fytyrë e fraktura në trup.

“Vjen ky, bam-bam, futet në dhomë , i nxjerr ata përjashta e më thotë mua: “Hë tani! Cfarë do bëjmë bashkë?” . Çfarë do bëjmë, o djalë?! Ta kam thënë. Një pëllëmbë në të djathtë. Unë do të të qëlloj ty! Unë do të të marr shpirtin tha ai.

Ishte i dehur. Unë shty tutje, ai bam… vetëm me grushte. Gjithë këtë pjesën këtu, në të gjithë trupin, në të gjithë trupin! Mbrapa, kur më ulte kokën kështu…kam frakturë këtu. Kisha dhimbje shumë në këtë anë dhe erdha bëra grafinë. Ndihemi shumë të frikësuar! Sa herë kalojnë makinat aty, natën, në rrugë, ngrihem dhe zë derën me kyç. Do të vras! Do të mbys! Do helm miu! Pse nuk vdes? Vdis!”, është kjo dëshmia e të moshuarit.

Më tej i moshuari ka treguar për gazetarët e “Stop” se është dhunuar shumë keq nga djali i tij, por hedh dyshime se i biri i tij ka paguar para për të dalë nga burgu.

 

 

Gazetari: Është dhënë një masë “detyrim paraqitje” dhe jo një më e fortë.

I moshuari: Nuk jam dakord!

Gazetari: Të ka pyetur ty oficeri i Policisë Gjyqësore, se si ishte ngjarja? Ia tregove të gjitha?

I moshuari: Po, po! Dy orë më ka torturuar. Dy orë të mira! Erdhi një infermier nga Cakrani. Nuk erdhi ky mjeku ligjor, që është këtu. Unë i kam paraqitur këtë frakturën, këtë.

Gazetari: Po tjetër, ku ke fraktura?

I moshuari: Në brinjë. Shembje. Dy orë dhunë ka ushtruar, si i ka dashur qejfi atij.

Gazetari: Pse mendon se është dhënë një masë e lehtë për djalin?

I moshuari: Mendoj, se… Ai jeton në Angli dhe ka Paund.

Gazetari: Ti thua, se ka dhënë para?

I moshuari: Po si u dhënka ky ligj, afërmendsh, të rrahësh babanë si daullja në dasmë ose si gomari në duhan?

Por çfarë ndodh pas denoncimit të të moshuarit në Fiër. Pasi u bë arrestimi i djalit të të moshuarit. në flagrancë, prokurori i Fierit, Hysen Ajasllari i kërkoi gjykatës masën e detyrimit të paraqitjes pranë policit gjyqësor. Por ajo, që është e habitshme, është fakti, se prokurori kërkoi një masë të tillë, të pa mbështetur në akt-dëshminë mjeko-ligjore.

“Stop” iu drejtuam Prokurorisë së Fier, ku u kërkua edhe një takim me prokurorin Hysen Ajasllari, por ky i fundit nuk pranoi të fliste dhe rojet penguan gazetarin të shkonte në zyrën e këtij të fundit.

Gazetari: Të lutem hape derën!

Punonjësja: Fol këtu, nuk është e nevojshme!

Gazetari: Të lutem hape derën, sepse unë dua të kaloj…!

Punonjësja: Zotëri, mund ta bësh edhe ti kërkesën me shkrim?

Gazetari: Si ta bëj kërkesën me shkrim unë? Nuk kam kohë në dispozicion. Nesër kam një problem tjetër, të një qytetari tjetër. Nuk kam kohën e duhur, për të pritur afatet e kërkesave.

Gazetari: Kjo nuk është forcë. Thjesht, unë po hap një derë, që i përket qytetarëve. Nuk i përket as prokurorit, as prokurorëve, as gjykatës, askujt. Jemi këtu për qytetarët, kështu që, ju lutem na e thjeshtoni punën!

Punonjësja: Dil e hyrë e dhe ti.

Gazetari: Të lutem, mos më pak fare!

Punonjësja: Jo s’po të kap unë.

Gazetari: Mos më kap.

Punonjësja: Të lutem mos krijo konflikt. Zonja është ngjitur disa herë dhe ai thotë se unë do ia kthejë përgjigjen të ma bëjë në rrugë zyrtare.

Edhe pse u bë një tentativë për të takuar prokurorin, por Prokuroria i ka kthyer përgjigje me shkrim të dhunuarit, duke thënë se po mblidhen provat e nevojshme që të merret një vendim përfundimtar dhe se po grumbullohen provat e nevojshme, akt dëshmia mjeko-ligjore dhe prova të tjera.

Ndërkohë avokati Sabri Karaj, shprehet, se Kodi Penal ka parashikuar dënimin e dhunës në familje me deri në dy vjet burgim. Veç kallëzimit penal, sipas tij, duhej të merrej urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje./tvklan.al

Next Post
Inaugurimi i Biden/ Minxhozi: Dorëzimi i pushtetit në SHBA është kult, populli në Capitol u ngrit me një rrenë

Inaugurimi i Biden/ Minxhozi: Dorëzimi i pushtetit në SHBA është kult, populli në Capitol u ngrit me një rrenë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In