• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Me qetësi e dashuri, thoshte Meta. Me këpucë e histeri, thotë Mona

by Arben Manasterliu
28/04/2018 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Prof. Dr. Arben Manasterliu

“Ky grup parlamentar nuk është zgjedhja ime. Është zgjedhja e Ilir Metës. Çdo deputet që kërkon ta shikojë veten e tij në LSI si shoku i Ilir Metës le ta shikojë si shok i Ilir Metës. Kryetar i LSI është Monika Kryemadhi dhe nuk është Ilir Meta.” Kështu u shpreh Mona para pak ditësh, dhe nuk është aspak egzagjerim të thuhet që kjo është ndër deklaratat më absurde, amatoreske, dhe histerike që ka bërë Mona që nga vetë-caktimi si kryetare e LSI.

Cilido që e njeh psikologjinë politike e interpreton shumë lehtë sjelljen e Monës. Histeri – histeri – histeri, menopauzë politike, frustracion, dhe amatorizëm në nivelin e absurdes.

Që kur erdhi në krye të LSI, Mona më shumë ka bërë opozitë me Ilir Metës se sa me Ramën, apo me bashkë-opozitarin Basha. Më shumë Mona inatoset me Metën se sa Ramën, dhe ndoshta edhe xhelozohet përse të vetët donin më shumë Metën se sa atë. Disa mendojnë se kjo është loja.

Është vetëm një aktrim për të bërë se gjoja Meta dhe Mona (M&M) nuk kanë afërsi politike siç mund të kenë si burrë e grua, por në fakt, siç është politikane amatore, është edhe aktore amatore, dhe Monës thjeshtë i janë ngritur xhindtë që nuk po arrin dot ta ruajë LSI-në si e ruante Meta e nuk po arrin dot të krijojë profilin e drejtueses siç ajo e ëndërron apo e imagjinon teksa mbyll sytë në parukerinë e saj të preferuar të cilën me sa e shohim në TV dhe facebook, e frekuenton çdo ditë.

Prej vitesh nën hijen e Metës, Mona kërkon identitetin e saj politik. Ajo ëndërron të bëhet politikane e rangut të lartë, por e ka kuptuar shumë herët edhe vetë që nuk ka brum lidershipi. Edhe të sajët e kanë kuptuar.

Asnjë nga deputetët e LSI të cilët e kanë marrë mandatin me forcën e tyre nuk ia kanë frikën Monës sepse ajo nuk ka asnjë kontribut në mandatin e tyre. Mona i etiketon si të Metës, sepse lloji i saj i deputetëve do ishte një grup çupëlinash me të cilat do shkonte tek parukierja apo do bënte ca llogje të mira deri ditën e zgjedhjeve, e më pas do vajtonin së bashku me histeri kolosale, pasi asnjëra prej tyre, as edhe vetë Monika nuk do arrinin të fitonin mandatin.

Të gjithë politikanët shqiptarë janë shumë amatorë, e shumë të këqinj. Megjithatë, ndër të gjithë rangun kaq të ulët të politikanëve shqiptarë, Mona është edhe më e ulët se sa ata.

U bënë shumë muaj që ka dhënë shembullin e bashkëshortes së keqe, e gruas që shan burrin (me të vërtetë apo gjoja nuk ka rëndësi) jo në tavolina private por në televizone kombëtare. Ajo ka dhënë shembullin e keq edhe përmes çupëlinave që ka përreth si Floida e Kejdi, të

cilat nën shembullin e saj shtyjnë e gërricin si mace mistrece, duke bërë çdo prind të mos uronte që vajza e tij të kishte një karrierë të atillë në një parti të atillë. Por edhe Endriti me Petritin kanë përfunduar si imazhe politike lodër, të tromaksur edhe më shumë nga sa e kanë në natyrë, nga stili histerik i Monës.

Dhe Mona ka përfunduar e ka ngritur LSI-në e saj brenda LSI-së së Metës. Dhe në mini-partinë e saj janë vetëm çupëlinat e bankave të shkollës, dy bilbilat që iu tërheq veshin, Dritan Kabën që e ka zënë diarrea e statuseve në facebook, Çim Pekën që e mban veten si Kissinger-i shqiptar, Elona Gurin që është ilustrimi më i mirë i rasteve kur gratë e lagjes kanë në farefis një politikan të rëndësishëm e nisin të merren me politikë, dhe ……? Dhe ….. kë tjetër? Asnjë tjetër! Mona ka mbetur vetëm. E vetme në histerinë e saj.

Në çdo shoqëri, politikanët janë helmi dhe jo antidota. Në rastin e Monës, jo vetëm vendi është pështirosur nga kjo femër pa klas, me zë stonues, me logjikë primitive, me sharm mali e jo stil qytetarie, por edhe vetë partia e saj ka nisur distancimin nga ky model i shëmtuar që po i drejton.

Me qëtësi e dashuri, thoshte Meta. Me këpucë e histeri, thotë Mona. Ndaj edhe LSI ka mbaruar. Të gjithë e dinë këtë. Edhe vetë Mona.

Next Post
VIDEO/ Nxënësja 11-vjeçare denoncon mësuesin pedofil: Më bënte shenja dhe më puthi…

VIDEO/ Nxënësja 11-vjeçare denoncon mësuesin pedofil: Më bënte shenja dhe më puthi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
Vrau të moshuarin në banesën e tij për para, arrestohet shqiptari në Athinë

Vrau të moshuarin në banesën e tij për para, arrestohet shqiptari në Athinë

October 30, 2026
SHBA miraton shitjen e 500 raketave Patriot për Ukrainën, paketa kap vlerën e 2.1 miliardë dollarëve

SHBA miraton shitjen e 500 raketave Patriot për Ukrainën, paketa kap vlerën e 2.1 miliardë dollarëve

October 30, 2026
Berisha: PD mbështet protestën studentore, por nuk jemi organizatorë të saj

Berisha: PD mbështet protestën studentore, por nuk jemi organizatorë të saj

October 30, 2026
Rekord votash në SHBA, rreth 48 milionë amerikane kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit

Rekord votash në SHBA, rreth 48 milionë amerikane kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit

October 30, 2026
Zbardhen votat për Topin e Artë, Kane mposhti Mbappe me numër tejet të ngushtë pikësh! Yamal grumbulloi më pak nga ç’pritej

Zbardhen votat për Topin e Artë, Kane mposhti Mbappe me numër tejet të ngushtë pikësh! Yamal grumbulloi më pak nga ç’pritej

October 30, 2026
“Kur ato janë të pavarura, familjet bëhen më të forta”- Ambasadorja e BE viziton Elbasanin: Pasuritë e konfiskuara nga krimi, kthehen në mundësi për gratë!

“Kur ato janë të pavarura, familjet bëhen më të forta”- Ambasadorja e BE viziton Elbasanin: Pasuritë e konfiskuara nga krimi, kthehen në mundësi për gratë!

October 30, 2026
Rekord votash të hershme në SHBA, mbi 47,9 milionë amerikanë kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit!

Rekord votash të hershme në SHBA, mbi 47,9 milionë amerikanë kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit!

October 30, 2026
OKB paralajmëron: Në Kongo, 28.8 milionë njerëz përballen me mungesë ushqimi

OKB paralajmëron: Në Kongo, 28.8 milionë njerëz përballen me mungesë ushqimi

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In