• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Me qendra tregtare, kafene e gjelbërim, prezantohen projektet për stadiumin “Niko Dovana”

by A R
04/05/2023 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme është bërë prezantimi i 3 projekteve finaliste për stadiumin e ri të Durrësit “Niko Dovana”. Në garë janë 3 studio të arkitekturës bashkëkohore, 51N4E (Belgjikë) Bjarke Ingels Group, BIG (Danimarkë) dhe MVRDV(Holandë).

Në prezantimin përballë kryeministrit Edi Rama, kryetares së Bashkisë Emiriana Sako, kreut të FSHF-së, Armand Duka, si edhe të një jurie ndërkombëtare, përfaqësuesit e studiove kanë treguar pikat kryesore të projekteve. Me qendra tregtare, kafene e gjelbërim, këto kanë qenë thelbi i çdo prezantimi.

Përfaqësuesi i 51N4E nga Belgjika tha se ky projekt nuk duhet të jetë i ndarë nga pjesa tjetër, por do duhet që të integrohet me qytetin.

“Nuk duhet të jetë një projekt i madh që të parandalojë jetën në atë qytet, të jetë pjesë e qytetit dhe jo një kapërcim shumë i madh mes asaj që ndodh atje. Përreth stadiumit ka 3 shkolla dhe ne do e përfshijmë këtë në projekt dhe së bashku me stadiumin do e kthejmë në park të stërvitjes”, tha ai.

I dyti në radhë për prezantimin ishte Bjarke Ingels Group, në të cilën thelbi i projektit të tyre ishte një stadium, jo vetëm për futbollistët, por edhe i dobishëm për qytetarët.

“Tipik stadium duke i dhënë një shkallë njerëzore, të jetë i dobishëm për qytetarët, por edhe futbollistët. Me kapacitet prej 10 mijë njerëz”, deklaruar përfaqësues të kësaj studiojeje.

E fundit, ishte MVRDV nga Holanda.

“Duam të ndërtojmë një qytet sporti në një të ardhme, jo vetëm për qytetin, por në aspekt të përgjithshëm. Duam të arrijmë zhvillimin e një lagjeje të re. Një qendër e re, me disa programe jo vetëm për aktivitete futbollistike, por për ta bërë atë 24 orë të ditës të përdorur”, përfundoi prezantimi.

Ndërkohë, pak ditë më parë u shpall fituesi për ndërtimin e stadiumit të ri të Korçës. Fitues u shpall projekti i studios daneze CEBRA.

/a.r

Next Post
“Nuk kam njohur njeri më punëtor”, edhe Ermal Meta në krah të Veliajt: Tirana ka nevojë për ty!

"Nuk kam njohur njeri më punëtor", edhe Ermal Meta në krah të Veliajt: Tirana ka nevojë për ty!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In