• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Më përdhunoi i dashuri dhe shoku i tij”, gazetarja publikon rrëfimin e vajzës së abuzuar: Ata më godisnin në bark që…

by Java News
10/02/2019 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Moderatorja e emisionit “Dritare” në News24, Rudina Xhunga, ka publikuar një mesazh të ardhur nga një vajze e cila shprehet se është vitmitë e dhunës seksuale.

Ajo përshkruan se si dy të rinjë e kanë detyruar atë të kryej marrëdhënie seksuale në hotel padëshirën e saj.

Pas publikimit të mesazhit gazetarja bën apel të gjitha vajzave të reja që janë viktima të dhunës të flasin, t’i denoncojnë dhunuesit e tyre të mos kenë turp dhe mos të mendojnë se është faji i tyre. Rudina ndër të tjera thotë se pas ngjarjes së Kavajës, ku një 13-vjecare u përdhunua nga i dashuri i saj dhe disa djem të tjerë, të gjithë kanë folur me veten me fëmijët dhe me njëri-tjetrin.

“Ky ishte një nga mesazhet që më erdhi, ndër mijëra mësuese, adoleshentë, prindër që më shkruan pas emisionit në Neës 24, të javës që shkoi.

“Teta Rudina, Me fal se po te shqetsoj, vete jam nje viktim e dhunes seksuale,15 vjece ish i dashuri im me kerkoi te kryenim mardhenie seksuale dhe un ne fillim nk pranova por ai me kembngulje me bindi dhe me tha qe do e takoja ate ne nje rruge ku jetonim te dy dhe me pas te iknim ne nje hotel qe tmos na shikonte kush,e takova dhe ikem te hoteli,kur u hap dera e hotelit shoh brenda ne dhome edhe nje shok te tij,me shtyne ne dhome dhe me mbyllen gojen, me godisnin ne bark dhe koke qe te pushoja se qari dhe bertituri, njeri me mbante derisa tjetri te kryente punen e tij dhe keshtu vazhdoi makthi per ore te tera nk me lane te dal qe aty,ne fund ata u veshen dhe dolen nga dhoma, i dhane ca lek pastrueses se hotelit dhe i thane tme ndihmonte te vishesha e te gjeja furgon qe te ikja ne shtepi.

Kane kaluar vite dhe skam folur nga frika cdo te thone njerezit, me ata te dy ndrrohem cdo dite ne rruge dhe me qeshin, duke me kujtuar cdo moment cfare kam kaluar . Dhe njoh raste te tilla shuuuum. Ju kane ndodhur shoqeve te mia ne shkolle ku jan mashtruar nga mesuesit dhe jan kercenuar per te kryer maredhenie. Ju duhet te na ndihmoni me sa me shume emisjone mbi keto tema qe njerezit si ata te dy, te kene pak frike  dhe tmos i bejne me.”

Çfarë t’i thuash një fëmije që të shkruan këtë mesazh?!

E rëndësishme është të flisni vogëlushe, vajza të vogla që keni turp, që kujtoni se është faji juaj. Nuk është faji juaj. Ai nuk është i dashuri, është përdhunuesi. Denoncoje! Nuk janë gjithë policët si ai që përdhunoi denoncuesen. Koleget e tij i kishin sytë me lot, kur vajza të vogla denonconin. Flisni me nënat tuaja. Nuk besoj janë të gjitha nënat, si ato që e nisin qyshkur jeni bebe, ju rrasin një biberon në gojë, që të mos qani, mandej një celular që të mos i shqetësoni. Flisni me nënat tuaja, shkundini ato. Mos i lini të shohin telenovela. Ju jeni kryevepra e mamave tuaja. Dhe mos besoni kurrë që dashuria është fjalë parahistorike e zhdukur si dinozaurët. Është aty dhe po të pret të të zbukurojë jetën. Vetëm beso dhe mos lër asnjë të prekë besimin tënd.

Jam e sigurt që pas ngjarjes së Kavajës shumë nga ne kemi folur me veten, fëmijët, njeri-tjetrin. Dhe nuk është pak. Nisem të flasim. Ndaj vogëlushe e Kavajës, nuk je vetëm, janë shumë si ti, që po ngrenë zërin pas teje. Ndaj faleminderit që sajë teje nisi mes shqiptarësh, një revolucion komunikimi për seksin, tabutë, dhunën, arrogancën e të fortit, te ligut. Sepse kjo duhet të ndodhë. Dhe kjo nuk nis me vendim parlamenti, por me ndjeshmëri shoqërie. Politika nuk ka punë të na diktojë. Jemi ne që diktojmë politikat në kësi rastesh. Le të fillojë!”/dritare.net

E.Xh/

Next Post
A ka gjasa për një marrëveshje Kosovë-Serbi?

A ka gjasa për një marrëveshje Kosovë-Serbi?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

February 24, 2026
Pafuqia politike e Sali Berishës

“Rama, kreu i korrupsionit”, Berisha: Duhet të largohet urgjentisht nga pushteti

February 24, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

Aplikohet amnistia fiskale: Bizneset që nuk kanë paguar detyrimet për 2015-2019, përfitojnë përgjysmim

February 24, 2026

‘Çështja’ e Belinda Ballukut, socialistët mblidhen të enjten te Pallati i Brigadave

February 24, 2026
Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

February 24, 2026
Kosovë, ish-shefi i shërbimit inteligjent dënohet me 4 vjet e 8 muaj burgim

Kosovë, ish-shefi i shërbimit inteligjent dënohet me 4 vjet e 8 muaj burgim

February 24, 2026
Kur bota shpërbëhet, zemra gjen rrugën! Si dashuria i mbijeton tmerrit të luftës

Kur bota shpërbëhet, zemra gjen rrugën! Si dashuria i mbijeton tmerrit të luftës

February 24, 2026
Për ata që pyesin përse nuk reagohet ndaj së keqes

Për ata që pyesin përse nuk reagohet ndaj së keqes

February 24, 2026
Ekzekutimi i El Mencho-s, Saviano: Karteli i tij gjeneron 50 mld dollarë në vit, shtet brenda shtetit

Ekzekutimi i El Mencho-s, Saviano: Karteli i tij gjeneron 50 mld dollarë në vit, shtet brenda shtetit

February 24, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Llogaritë milimetrike të Ramës me Bordin e Paqes

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In