Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zbuluar ushqim e preferuar në Shqipëri. Këtë e bëri të ditur ditën e djeshme në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel. E pyetur nga Ori Nebijaj se cila është pjata e saj e preferuar në Shqipëri ajo u përgjigj pa u menduar dy herë.
“Më pëlqen flija. Një njeri që të do shumë, mund të bëjë fli për ty. Çdo njeri që më ka dhënë fli, e di që është një demonstrim dashurie, ndaj e vlerësoj shumë”, u shpreh ajo.
‘Jam e sigurtë që të kanë ofruar edhe raki, apo jo“- e pyet moderatorja.
‘Sigurisht edhe raki‘- përgjigjet Kim.
Ndërsa përsa i përket vendit të preferuar në Shqipëri, ambasadorja tha se ajo është e dashuruar me Veriun e Shqipërisë pasi edhe vetë është veriore dhe sipas saj “malësorët” janë të gjithë njësoj.
g.kosovari