Shqiptarët përveç kalimit përmes detit drejt Anglisë, tani po përdorin edhe metoda të tjera.
Një prej tyre është ajo përmes fluturimeve me pasaporta të falsifikuara nga aeroporte jashtë Shqipërisë.
Këtë gjë ka bërë një çift. Ata mundën të hipnin në një avion që nisej nga aeroporti Salento në Brindizi për në Londër me dy pasaporta false.
Por agjentët dyshuan për qëndrimet e udhëtarëve dhe vendosën t’i kontrollonin me pajisje shkencore dhe zbuluan se dyshimet e tyre ishin të bazuara mirë.
Pasaportat në fakt ishin false dhe dy shqiptarët u arrestuan. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 20 shtatorit kur agjentët prangosën në aeroport një 31-vjeçare shqiptare dhe një 27-vjeçar të së njëjtës kombësi.
Të dy iu drejtuan policëve të kufirit ajror, të ngarkuar me kontrollin e dokumenteve të pasagjerëve që niseshin për destinacione jashtë Shengenit.
Ndoshta ata shpresonin të kalonin pa u vënë re nga udhëtarët e tjerë, por ata u ndaluan për një kontroll. Burri dhe gruaja i dhanë oficerëve dy pasaporta elektronike dhe dy bileta fluturimi për në Londër.
/f.s