• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Më pak i rëndë se varianti Delta”/ OBSH: Gjithçka duhet të dimë për Omicron!

by
07/01/2022 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Varianti Omicron i COVID-19, i cili është më shumë infektiv, duket se shkakton sëmundje më pak të rëndë se sa varianti dominues globalisht Delta, por nuk duhet të kategorizohet si “i lehtë”, thanë të enjten zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Janet Diaz, drejtuese e OBSH-së për menaxhimin klinik, tha se studimet e deritanishme kanë treguar se, krahasuar me variantin Delta, ka një rrezik më të vogël për t’u shtruar në spital nga varianti Omicron, i cili u identifikua për herë të parë në Afrikën Jugore dhe në Hong Kong në muajin nëntor.

Gjithashtu, vihet re se sëmundja është më pak e rëndë si te të rinjtë, ashtu edhe te të moshuarit, tha ajo në një konferencë për shtyp nga zyrat qendrore të OBSH-së në Gjenevë.

Konkluzionet për rrezikun e reduktuar për sëmundje të rëndë përputhen edhe me të dhëna të tjera, duke përfshirë studimet nga Afrika e Jugut dhe Anglia, megjithëse ajo nuk dha detaje të mëtejshme për studimet ose për grupmoshat e rasteve të marra në shqyrtim.

Ndikimi te të moshuarit është një nga pyetjet e mëdha për variantin e ri që ka mbetur pa përgjigje, pasi shumica e rasteve të studiuara deri më tani kanë qenë te të rinjtë.

“Megjithëse Omicron duket se është më pak i rëndë në krahasim me variantin Delta, veçanërisht për të vaksinuarit, kjo nuk do të thotë se duhet të kategorizohet si i lehtë,” tha drejtori i përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus në të njëjtën konferencë në Gjenevë.

“Ashtu si variantet e mëparshme, Omicron po shtron njerëz në spitale dhe po vret njerëz.”

Ai paralajmëroi për një “tsunami” të rasteve të reja, pasi infektimet globale po kapin shifra rekord si pasojë e të dy variantave, Omicron dhe Delta. Sistemet e kujdesit shëndetësor janë të mbingarkuara, ndërsa qeveritë po luftojnë për të reduktuar përhapjen e virusit, i cili deri tani ka bërë që më shumë se 5.8 milion njerëz të humbin jetën.

‘Miliarda njerëz janë tërësisht të pambrojtuar’

Tedros përsëriti thirrjen e tij për barazi më të madhe globale në shpërndarjen dhe aksesin ndaj vaksinave.

Bazuar në shkallën aktuale të shpërndarjes së vaksinave, 109 vende nuk do të mund të arrijnë objektivin e OBSH-së që 70% e popullsisë së botës të vaksinohet plotësisht deri në korrik, shtoi Tedros. Ky objektiv mendohet se do të ndihmojnë në përfundimin e fazës akute të pandemisë.

“Aplikimi i dozave përforcuese njëra pas tjetrës në një numër të vogël vendesh nuk do t’i japë fund pandemisë, në një kohë kur miliarda njerëz mbeten tërësisht të pambrojtur,” tha ai.

Këshilltari i OBSH-së, Bruce Aylward, tha se 36 vende nuk kishin arritur as 10 për qind të vaksinimit të popullsisë. Ai shtoi se 80% e pacientëve të sëmurë rëndë në të gjithë botën, janë të pavaksinuar.

Në raportin e saj javor epidemiologjik të publikuar të enjten, OBSH tha se, javën e kaluar, rastet e reja u rritën me 71%, ose me 9.5 milionë, krahasuar me javën e mëparshme, ndërsa vdekjet ranë me 10%, ose me 41,000.

Një variant tjetër, B.1.640 – i identifikuar për herë të parë në shumë vende në shtator të vitit 2021 – është ndër variantet që po monitorohen nga OBSH, por nuk po qarkullon gjerësisht, tha drejtuesja teknike e OBSH-së për COVID-19, Maria van Kerkhove.

Ekzistojnë dy kategori të tjera të rëndësishme që OBSH përdor për të gjurmuar variantet: “variant shqetësues”, i cili përfshin Deltan dhe Omicron, si dhe “variant me interes”. / Reuters

/b.h

Next Post
Çuni i Fariut i mërzitur me Bashën, mbron Berishën: Kërkon të fshijë kujtesën politike. Dhe Nano kishte 3 vendime gjykate, PS nuk e largoi

Balliu, thirrje Bashës: S’ka derë të blinduar e kapuç të zi që të na ndalojë nesër te selia e PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In