• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

by A R
19/08/2026 08:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri u regjistruan 10 229 lindje në gjashtë muajt e parë të vitit 2026, me një rënie prej 1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Por rënia nuk është e njëjtë në të gjithë vendin. Të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e tkurrjes është përqendruar në Tiranë dhe Durrës, ndërsa shumica e qarqeve të tjera kanë shënuar rritje.

Në Tiranë, në gjashtëmujorin e parë të vitit u regjistruan 4 748 lindje, nga 5 022 në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Kjo do të thotë 274 lindje më pak, ose një rënie prej 5.5%.

Tirana ka shënuar kështu rënien më të madhe të lindjeve në vend, si në numër, ashtu edhe në ndikimin që ka në bilancin kombëtar.

Nëse Tirana do të përjashtohej nga statistikat, pjesa tjetër e vendit do të kishte regjistruar 166 lindje më shumë, ose një rritje prej rreth 3.1%.

Edhe Durrësi ka shënuar rënie. Lindjet në këtë qark janë ulur me rreth 5%. Të marra së bashku, Tirana dhe Durrësi kanë regjistruar 327 lindje më pak, ndërsa qarqet e tjera, në total, kanë pasur 219 lindje më shumë.

Kostot e jetesës rëndojnë mbi familjet e reja

Rënia e lindjeve në dy qarqet më të mëdha urbane vjen në një kohë kur kostot e strehimit dhe të jetesës janë rritur ndjeshëm. Tirana vijon të përqendrojë pjesën më të madhe të vendeve të punës, investimeve dhe shërbimeve, por njëkohësisht është përballur me rritje të forta të çmimeve të apartamenteve dhe qirave.

Në fillim të korrikut, qiraja mesatare për banesa në kryeqytet arriti në 721 euro në muaj, sipas të dhënave të agjencive imobiliare.

Kjo kosto është veçanërisht e rëndë për çiftet e reja. Sipas krahasimit me pagën mesatare mujore bruto të publikuar nga INSTAT për tremujorin e parë të vitit 2026, qiraja përbën rreth 77% të të ardhurave bruto, ose rreth 97% të të ardhurave neto të një individi.

Për shumë familje, blerja e një banese mbetet edhe më e vështirë. Kostot e kredisë, qirasë dhe kujdesit për fëmijët po zënë një pjesë gjithnjë e më të madhe të të ardhurave.

Ekspertët e strehimit e kanë lidhur këtë situatë me largimin gradual të familjeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme nga Tirana, drejt zonave ku kostot e jetesës janë më të përballueshme.

Lindjet rriten në shumicën e qarqeve

Ndërsa Tirana dhe Durrësi kanë shënuar rënie, shumica e qarqeve të tjera kanë regjistruar rritje të lindjeve.

Fieri kryeson me 69 lindje më shumë, ose 9.9%. Pas tij renditen Berati me 11.1%, Dibra me 9.4% dhe Kukësi me 8.7%.

Rritje është regjistruar gjithashtu në Elbasan, Lezhë, Shkodër dhe Vlorë, ndërsa Korça ka mbetur në të njëjtin nivel.

Rënie, përveç Tiranës dhe Durrësit, ka pasur vetëm Gjirokastra, me 19 lindje më pak. Ky qark ka një strukturë më të plakur të popullsisë, çka ndikon drejtpërdrejt në numrin e lindjeve.

Të dhënat tregojnë një ndryshim të rëndësishëm në hartën demografike të vendit: Tirana, që për vite ka tërhequr të rinjtë nga qarqet e tjera dhe ka pasur një peshë të lartë në numrin e lindjeve, po humbet terren.

Pesha e kryeqytetit në totalin e lindjeve ka zbritur nga 48.6% në 46.4% brenda një viti.

Kjo prirje ngre pikëpyetje mbi ndikimin që çmimet e banesave dhe kostot e larta të jetesës kanë mbi vendimet e çifteve të reja për të krijuar ose zgjeruar familjen.

/Marrë nga Monitor

Next Post
Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?

Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhet kërcënuese për bomba / Policia e Shtetit nis verifikimet, nuk evidentohet asnjë lëndë shpërthyese

Mesazhet kërcënuese për bomba / Policia e Shtetit nis verifikimet, nuk evidentohet asnjë lëndë shpërthyese

October 9, 2026
Pano Ruçi humb ndjenjat gjatë gjyqit për tragjedinë e Tempit, dërgohet me urgjencë në spital

Pano Ruçi humb ndjenjat gjatë gjyqit për tragjedinë e Tempit, dërgohet me urgjencë në spital

October 9, 2026
Kush ka frikë nga shtriga?

Kush ka frikë nga shtriga?

October 9, 2026
20 milionë dollarë dhe koncerte të anuluara: Çfarë fshihet pas rastit të Kanye West në Rusi?

20 milionë dollarë dhe koncerte të anuluara: Çfarë fshihet pas rastit të Kanye West në Rusi?

October 9, 2026
“Jemi Milicia Serbe, kemi vendosur bombë”. Kërcënohen me e-mail bashkitë pak orë pasi PS miratoi ‘Territorjalen’

“Jemi Milicia Serbe, kemi vendosur bombë”. Kërcënohen me e-mail bashkitë pak orë pasi PS miratoi ‘Territorjalen’

October 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 9 tetor 2026: Peshorja hyn në dy ditët më të rëndësishme të vitit, Luani favorizohet në punë, Akrepi përgatitet për një fillim të ri

October 9, 2026
“Ky është partneri im, shumë krenare!”, Adrola Dushi reagon pas vendimit të papritur të Capital T

“Ky është partneri im, shumë krenare!”, Adrola Dushi reagon pas vendimit të papritur të Capital T

October 9, 2026
‘Strehimi social’, si ndahen shtëpitë dhe qiratë. Kush përfiton me ligjin e ri

Qira me të drejtë blerje dhe kredi me 0% interes, skema e re e strehimit; Kategoritë që përfitojnë

October 9, 2026
Do kishte një tjetër ‘Banjska’? Gjendet armatim në fshatrat e veriut të Kosovës

Do kishte një tjetër ‘Banjska’? Gjendet armatim në fshatrat e veriut të Kosovës

October 9, 2026
Masa ndaj Vlora Hysenit, Rama reagon nga New Yorku: Lirim të menjëhershëm nga detyra! Kreu i ri i SHISH, sapo…

“Gjithfarë duarsh të pista…”, Rama flet pas debateve në PS dhe votimit të ‘Territorjales’: Sot kemi një tjetër shtysë modernizuese

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com