• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Më ofroi 130 mijë dollarë”, Stormy Daniels pranon se ka bërë seks me Donald Trump

by A R
07/05/2024 22:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Stormy Daniels është gruaja e cila mund të fundosë, ish-presidentin amerikan, Donald Trump. Prezenca e saj në gjyqin penal ndaj Trump, krijoi ilaritet në sallë dhe një përballje të shumëpritur mes ish-presidentit amerikan dhe yllit të filmave për të rritur me të cilin ish-presidenti ka kryer marrëdhënie seksuale.

Stormy Daniels pranoi para trupit gjykues se i janë ofruar 130 mijë dollarë nga ish-avokati i Donald Trump, Michael Cohen, në këmbim të heshtjes së saj gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të vitit 2016. Ndërsa ajo fliste, Trump u mbështet në karrigen e tij dhe vetëm e vështronte.

“Trump e takova për herë të parë në vitin 2006. Unë isha 27 vjeçe, ndërsa ai në moshën e babait tim. Me modelim jam marrë që në moshën 21-vjeçare. Unë iu prezantova atij si regjisore dhe më tha që dukesh e zgjuar. Kam kryer marrëdhënie me të në kohën kur ai ishte i martuar me Melanian. Trump dhe Cohen më ofruan 130 mijë dollarë. Por mua nuk më interesonte shuma, pasi në atë periudhë isha në gjendje të mirë financiare”, tregon Stormy.

Daniels i tha jurisë së Nju Jorkut se u rrit si vajza e një nëne beqare me të ardhura të ulëta, e cila ishte larguar për ditë të tëra dhe filloi të punonte në klube striptizmi dhe në industrinë e pornografisë përpara se të takonte Trumpin në një turne golfi.

Trump ka mohuar të ketë pasur marrëdhënie seksuale me Daniels. Sipas Daniels, ajo dhe Trump mbajtën kontakte dhe më pas u takuan përsëri në një shtëpi njëkatëshe në hotelin Beverly Hills në Los Anxhelos, ku ajo priste të diskutonte një premtim që Trump bëri për ta marrë atë në spektaklin e sukseshëm të NBC News.

Ata nuk kryen marrëdhënie, sipas Daniels, dhe Trump më vonë i telefonoi për ta informuar se nuk do të ishte në shfaqje. Ishte hera e fundit që ata panë njëri-tjetrin.

/a.r

Next Post
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

Akuzat ndaj SPAK, Dashamir Shehi: Ata që ankohen kanë probleme me drejtësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In