• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Më nxori raki e tortë”/ U prit në shtëpi nga Berisha, arrestohet për korrupsion ish-eurodeputeti polak

by S T
14/09/2024 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha, i shpallur non grata nga SHBA-të e Britania e Madhe dhe në arrest shtëpie për aferën ‘Partizani’, pasi është marrë i pandehur për korrupsion, po lëviz çdo gur në përpjekje për të ngritur imazhin e tij në sferën ndërkombëtare.

Edhe pse në shkelje të ligjit, Berisha herë pas here pret në banesën e tij në Tiranë, politikanë, të cilët shprehin mbështetjen për ish-kryeministrit. I fundit që Berisha ka pritur në banesë është ish-eurodeputeti polak Ryszard Czarnecki, i arrestuar për korrupsion së fundmi në vendin e tij.

Koha e saktë kur e ka takuar Berishën nuk dihet, por ka qenë vetë ish-eurodeputeti polak, i cili ka publikuar në mediat polake dy shkrime për Shqipërinë, ku në njërin prej tyre tregon edhe për vizitën në shtëpinë e Berishës, i cili e ka pritur me ‘tortë e raki’ (13 shtator).

Por pasi Berisha e gostiti me ‘raki dhe tortë… pasi nuk mund ta çonte në një restorant’, ish-eurodeputetit polak i janë vënë prangat.

Ish-eurodeputeti polak, sipas mediave vendase, u arrestua të mërkurën nga Byroja Qendrore Kundër Korrupsionit (CBA) në aeroportin Chopin në Varshavë. Po sipas mediave polake, ish-eurodeputeti është arrestuar lidhje me rastin e tregtimit të diplomave në universitetin Collegium Humanum. Prokurori ngriti dy akuza kundër Czarneckit; e para ka të bëjë me ndikimin të paligjshëm në Ministrinë e Arsimit dhe përfitime financiare 92,000 PLN (21 mijë euro). Politikanit polak nuk i është ndaluar dalja jashtë vendit.

Partia në të cilën bën pjesë PiS (Ligj dhe Drejtësi), njoftoi se e ka pezulluar, duke e lënë të përballet vet me drejtësinë.

Përveç Ryszard Czarnecki, u arrestua edhe gruaja e tij, punonjëse e universitetit Collegium Humanum. Vetë ish-eurodeputeti, e cilësoi arrestimin e tij ‘si një lojë politike dhe i konsideroi absurde akuzat ndaj tij’. Në mars 2023, shpërtheu një skandal në lidhje me Collegium Humanum. Filloi me arrestimin dy personave me dyshimin për përfitime materiale dhe personale. Bëhej fjalë për tregtimin e diplomave përmes këtij universiteti privat.

Çfarë shkruante për vizitën në shtëpinë e Berishës!

“Jam në banesën e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe po dëgjoj për “abuzimin me drogën”. Po, po flet për atdheun e tij. Ai flet gjerësisht për “kanabizimin” e Shqipërisë, pra kultivimin masiv të marijuanës të promovuar nga autoritetet e majta të vendit. Është burim i të ardhurave të mëdha, megjithëse, siç thekson bashkëbiseduesi im, nuk përfiton shteti, por privatët.

Çfarë?! Ata që marrin dritën jeshile nga kryeministri socialist Edi Rama. Ky ish-piktor ka 13 vjet në pushtet dhe duket se dalëngadalë ka filluar t’i ketë zili Putinin dhe Lukashenkon, për një sundim edhe më të gjatë në vendet e tyre. Mikpritja e presidentit është vërtet e jashtëzakonshme dhe i ngjan polonishtes së vjetër:

Në tavolinë shfaqet një alkool i fortë shqiptar – raki dhe tortë. Problemi është se presidenti Berisha nuk mund të më caktojë takim në restorantin e tij të preferuar në Tiranë apo në selinë e Partisë Demokratike, të cilën e çoi në fitore elektorale më shumë se një herë. Nuk mundet sepse… ka kohë që është në arrest shtëpie!

Po, në Evropë, në dekadën e tretë të shekullit të 21-të, lideri i opozitës prej shumë muajsh nuk mund të largohet nga shtëpia e tij dhe kjo po ndodh në një vend që ka vite që negocion me Brukselin për anëtarësimin e tij në Bashkimin Evropian! Çfarë thotë BE-ja për këtë? Nuk thotë asgjë në praktikë. Ndoshta sepse ai është plot mallkime për lirinë e fjalës, shtetin e së drejtës, kontrollin demokratik të pushtetit dhe gërmadha të tjera evropiane që nuk i qëndrojnë realitetit.

Në vendet anëtare, si Polonia, dhe vendet kandidate, si Shqipëria, është e vështirë të mos vërehet – siç u theksua në një bisedë me mua nga ish-presidenti në arrest shtëpie – korrupsioni në Shqipëri në vitet 2007-2008, pra gjatë qeverisjes së tij, ishte tre herë më i vogël (!) se në vitet 2022-2023, pra pas rreth një dekade sundimi të majtë.

Socialistët nuk do ta shpjegojnë këtë as për bashkatdhetarët e tyre, as për Brukselin që shtiret si i verbër…”, shkruan ai./Shqiptarja.com

Next Post
Bëri operacion plastik gjoksin, vdes pas pesë ditësh 50-vjeçarja, nënë e 4 fëmijëve

Bëri operacion plastik gjoksin, vdes pas pesë ditësh 50-vjeçarja, nënë e 4 fëmijëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hapa konkretë për Onkologjikun”/ Ministrja Sala: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

Sala: Heqim kufizimin moshor për Check-Up, linjë këshillimi dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

July 28, 2026
Një shekull në “arrati”, si u rikthye në Itali koka e Aleksandrit të Madh

Një shekull në “arrati”, si u rikthye në Itali koka e Aleksandrit të Madh

July 28, 2026
“Paraburgimi i Veliajt, model që përsëritet”, ish-nënkryetari i Sofjes: Vë në rrezik edhe të drejtën e qytetarëve që e kanë zgjedhur

“Paraburgimi i Veliajt, model që përsëritet”, ish-nënkryetari i Sofjes: Vë në rrezik edhe të drejtën e qytetarëve që e kanë zgjedhur

July 28, 2026
Dubai shpërblen banorët që sjellin turistë

Dubai shpërblen banorët që sjellin turistë

July 28, 2026
“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Të kemi një paketë ligjore brenda vitit; Bylykbashi: Zgjidhje të forta për administratën…

“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Të kemi një paketë ligjore brenda vitit; Bylykbashi: Zgjidhje të forta për administratën…

July 28, 2026
Po kalonte autostradën në Lushnje, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren

Humbi betejën për jetën, ndërron jetë 71-vjeçari i aksidentuar në aksin Lezhë–Milot

July 28, 2026
Tensionet rriten para takimit Trump-Zelensky- 17 viktima nga sulmet ruse në Ukrainë, qindra dronë mbi Moskë

Tensionet rriten para takimit Trump-Zelensky- 17 viktima nga sulmet ruse në Ukrainë, qindra dronë mbi Moskë

July 28, 2026
“Dy prej tyre në Shqipëri rrezikojnë falimentimin”/ Bloomberg: Kriza do prekë dhe linjat ajrore

Airbus thyen rekordin e fluturimit më të gjatë në botë: A350 qëndroi në ajër për mbi 24 orë

July 28, 2026
Rrëmbeu dokumentin sekret në Kuvend, Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

Rrëmbeu dokumentin sekret në Kuvend, Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

July 28, 2026
Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative, nis seanca për padinë ndaj prokurorit Dado

Veliaj takon avokatët e huaj, SPAK miratoi lejen me status vizitorë, jo si studio ligjore

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In