Claudio Ranieri ka reaguar për herë të parë pasj shkarkimit të tij nga drejtimi i Leicester City. 65-vjeçari u shkarkua të enjten, vetëm nëntë muaj pasi fitoi titullin e Premier Ligës për “Dhelprat”. Shkarkimi erdhi pas rezultateve të dobëta këtë sezon. Leicester gjendey vetëm një pikë larg zonës së rrezikshme.
“Dje vdiq ëndrra ime. Pas euforisë së sezonit të kaluar dhe shpalljes kampion të Premier Ligës, krejt çka ëndërroja ishte qëndrimi te Leicester City, klub që e dua, për gjithmonë. Fatkeqësisht nuk ishte e shkruar kështu”, ka thënë Ranieri.
“Dua të falënderoj gruan time Rosannan dhe familjen për përkrahjen e tyre të pafund gjatë kohës sime te Leicesteri. Falënderimet shkojnë edhe për Paolon dhe Andrean, të cilët më kanë shoqëruar në këtë udhëtim të mrekullueshëm”, shtoi më tej./a.m.