• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Më në fund po hyjmë në territor semaforësh

by Skënder Minxhozi
16/07/2022 19:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Kemi ecur shumë gjatë në një rrugë pa vija të bardha, pa tabela dhe semaforë. Në një rrugë e cila në shumë raste na është dukur si një shteg, si një monopat i ngushtë që s’të çon askund. Më në fund kjo hallakatje nëpër kallamishte, siç thotë një shprehje e vjetër, duket se do të përfundojë kur Shqipëria të hapë të martën negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Kjo nuk është më një nga ato stacionet e ndërmjetme, ku pranohen edhe mielli, edhe krundet. Është një derë e përzgjedhur nëpër të cilën do të kalojmë duke lënë jashtë trastat e hejbet e demokracisë tonë të dobët, formale dhe të korruptuar. Së bashku me arrogancën e vetësigurinë boshe të krerëve tanë që shahen mes tyre si gjelat majë plehut apo më keq, që tallen me të tjerët ndërkohë që janë vetë objekt humori.

Aprovimi nga Maqedonia e Veriut i kompromisit francez, shënon jo vetëm hapin protokollar të çeljes së bisedimeve për hyrjen e plotë të Shqipërisë e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, por shumë tepër se kaq, i shtyn ‘ me hir a me pahir’ këto vende në rreshtat e parë të sallës, aty ku nuk mund të hyhet më pa biletë, apo ku mund të bëhet zhurmë e potere. Këtej e tutje ka vetëm ‘bixhoz me lekë’, jo më shfaqje sa për sy e faqe, as reforma në letër sa për të fituar një palë zgjedhje apo sa për të tërhequr ca fonde nga Brukseli.

Pas tridhjetë vjetësh pluskimi në një tranzicion që për shumëkënd ka qenë një kohë e humbur apo më keq një psiko-dramë kolektive, Shqipëria më në fund po shkel në një territor tabelash, standartesh, rregulloresh dhe semaforësh. Si çdo kurë e hidhur dhe që shkakton dhimbje e mundim për trupin e lodhur e të sëmurë, kjo përballje me evropianët në tavolinën e sertë të rregullave, ka për të qenë një fillim i vështirë, në dukje edhe i pamundur.

Jemi mësuar të jetojmë në një status vegjetativ gjysëm-legaliteti, në një kënetë ku ligjet e rregullat aplikoheshin vetëm përgjysëm, në një mjedis ku shkelja e abuzimi konsiderohen aftësi e atribute të patjetërsueshme të disave.

E pra, me hapjen e negociatave, e dimë qysh në krye të herës se askush nuk do të ngrihet dot nga tavolina nëse llogaria nuk do të kuadrojë deri në centimin e fundit. Do mbahet shënim çdo defekt, e nuk do të ecet para nëse nuk është korigjuar, do regjistrohet çdo detyrë,  çdo standart, çdo reformë, e nuk do të quhet e përfunduar nëse evropianët do të kenë firmën në fund të faqes.

Këtej e tutje historia jonë e integrimit në Evropë pushon së qeni një fabul romantike, për t’u kthyer në një kontratë ‘martesore’ siç e quan Edi Rama, me kushte e parakushte për ndarjen e pronave, parave e pasardhësve. Po hyjmë në laboratorin ku trukimi i analizave të gjakut është thjesht i pamundur. Nëse ke marrë doping nuk hyn në  garë!

Nuk është e sigurt se sot elita politike e Tiranës apo biznesi i madh e kategori të tjera të privilegjuara të këtij vendi, ndjehen mirë teksa dëgjojnë se të martën do të nisë përballja me evropianët. Askush s’e pëlqen skanerin apo grafinë, kur e di se ka diçka të keqe në trup.

Por vetë Shqipëria duhet të jetë shumë e gëzuar që sot erdhi dita që dikush nga shumë larg, pa interesa zgjedhjesh apo tenderash e lejesh ndërtimi, të na tërheqë veshin apo të na japë dhe shuplakën kur e meritojmë. Politikanët dhe miliarderët le të mësohen me realitetin e ri ku po hyjmë. Nuk është më një realitet përrallash, deklaratash e rezolutash. Është një territor semaforësh dhe tabelash nga ato me një drejtim, ku nuk mund të hysh më kundravajtje si deri më sot nëpër rrugicat e Tiranës pas mesnatës.

abcnews.al

Next Post
Abuzoi seksualisht me një vajzë me aftësi të kufizuar, dënohet ‘monstra” babai i 7 fëmijëve

Abuzoi seksualisht me një vajzë me aftësi të kufizuar, dënohet 'monstra" babai i 7 fëmijëve

Comments 2

  1. PRroShi says:
    4 years ago

    Metaforë e goditur. Të kalosh në semaforë ose rrethrrotullimi të detyrueshëm.

    Reply
  2. Lili says:
    4 years ago

    Faleminderit shuuume i miri z.Minxhozi.Gjithçka që ke shkruar është e argumentuar dhe argumenti logjik është i qartë për t’u kuptuar.Më në fund,mbase për 60-70 vjet ne mund të hyjmë në BE si qytetarë europianë,me rregullat,ligjet,drejtësinë,ekonominë europiane.Lum kush të rrojë,ta shohë Zonjë , Shqipërinë tonë të dashur.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ironizon gazetarja: Shpjegojani strategjistëve që i paguani me miliona se çdo poezi për bufin veç se i jep kredite Ramës

Berisha mes dy qëndrimeve: Raportin e BE-së e quan program të opozitës, ndërsa shpall “armik” të PD ambasadorin e BE-së

May 9, 2026

Praktika e re e paraburgimit, ekspertët: Vendim i domosdoshëm për të drejtat e njeriut

May 9, 2026
Irani, 10 kushte për pjesëmarrjen në Botëror: Nuk heqim dorë nga idealet, besimi dhe…

Irani, 10 kushte për pjesëmarrjen në Botëror: Nuk heqim dorë nga idealet, besimi dhe…

May 9, 2026
“Në nivelin e bombës bërthamore”, Hormuzi kthehet në kartën më të fortë të Iranit, Trump pret lëvizjen vendimtare

“Në nivelin e bombës bërthamore”, Hormuzi kthehet në kartën më të fortë të Iranit, Trump pret lëvizjen vendimtare

May 9, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Servet Pëllumbi, i pari dhe i fundit i të urtëve në majat e politikës

May 9, 2026
“Sapo goditëm dikë”, avioni vret një person në pistën e Aeroportit, evakuohen pasagjerët

“Sapo goditëm dikë”, avioni vret një person në pistën e Aeroportit, evakuohen pasagjerët

May 9, 2026
Drita konfirmohet në Superligë, shpallet sërish kampione e Kosovës

Drita konfirmohet në Superligë, shpallet sërish kampione e Kosovës

May 9, 2026
Aeroporti “Nënë Tereza”: Ja 11 fluturimet e konfirmuara për të martën

Mbyllja e Spirit “viktima e parë” e madhe e industrisë ajrore nga konflikti me Iranin

May 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Përqafimi i Ndrenikës është i vetmi guxim intelektual i kohës

May 9, 2026
Çelet ekspozita “Një rrugëtim në historinë e lajmit shqiptar”, ATSH paraqet materiale të rralla arkivore

Çelet ekspozita “Një rrugëtim në historinë e lajmit shqiptar”, ATSH paraqet materiale të rralla arkivore

May 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In