• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Më në fund, PD e do drejtësinë të varur nga SHBA, BE dhe… mosbindja civile

by Mero Baze
28/11/2024 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Më duhet të kërkoj ndjesë që e citoj Flamur Nokën sikur nuk është budalla, por jam i detyruar sepse e kanë vënë në krye të Partisë Demokratike. Sot, nga Sheshi i Flamurit në Vlorë, ai rreshtoi tri arsye përse Gjykata liroi Sali Berishën.

E para, sipas tij, ishte fitorja e presidentit Trump në SHBA; e dyta ishte Rezoluta e partive popullore evropiane, që në fakt nuk mbështet lirimin e Berishës; dhe e treta ishte mosbindja civile.

Kjo nuk ndihmon për të kuptuar pse u lirua Sali Berisha, pasi asnjë prej këtyre arsyeve nuk është e vërtetë, por vlen për të kuptuar si e do drejtësinë Partia Demokratike.

Arsyeja e parë është pozitive. Tani e tutje, PD e do drejtësinë nën komandën e SHBA, pra të presidentit Trump. Kjo është gjë e mirë, pasi në kohën e presidentit Trump është krijuar SPAK dhe është mbushur dosja e Sali Berishës për “non grata”. Madje, në kohën e presidentit Trump, Berisha akuzonte të dërguarin e tij special në Ballkan, Palmer, si dhëndër të Serbisë, edhe pse gruan e tij e ka jo vetëm serbe, por vajzë të një agjenteje të certifikuar të UDB-së, Milica Nikolic.

Pra, tani e tutje nuk duhet të dëgjojmë më që SPAK apo drejtësinë e komandon Sorosi, pasi sipas Flamur Nokës (më falni për emrin), tani e tutje e komandon Trumpi. Madje, në këtë vijë logjike ishte dhe vajza e Sali Berishës, që në fakt nuk duket se ka më shumë mendim se Flamur Noka.
Kështu që, duhet të pranojnë çdo vendim që vjen tani e tutje nga drejtësia e kontrolluar nga SHBA sipas tyre. Ky është lajm pozitiv.

Arsyeja e dytë, që në fakt nuk është e vërtetë, por e marrim si të tillë, është që drejtësia jonë tani e tutje duhet të lexojë rezolutat e partive politike evropiane, pjesë e BE. Edhe pse është paksa qesharake, jemi dakord që PD të adaptojë këtë praktikë. Pra, të jetë dakord me çdo vendim të Bashkimit Evropian apo partive popullore evropiane rreth Berishës dhe përballjes së tij me drejtësinë.

Për t’i përmbledhur, tani e tutje drejtësia duhet të jetë në varësi të SHBA dhe BE. Për Britaninë e Madhe s’po flasim, pasi aty edhe Flamur Noka dhe Berisha janë “non grata” si politikanë të lidhur me krimin.

E treta, sipas Nokës (më falni për emrin), drejtësia duhet t’i bindet edhe protestave të PD. Kjo është pak e tepërt, sepse bie ndesh me dy arsyet e para, të cilat janë kundër presionit ndaj drejtësisë; por nëse PD mendon se me protesta mund t’i lirojë të arrestuarit nga drejtësia, le ta provojë.

Në fakt, për PD do të ishte një mijë herë më mirë të thoshin që drejtësia e liroi sepse ai nuk ka faj, dhe kjo mund t’i vinte në pozitë të vështirë kundërshtarët e tij. Por me sa duket ata e dinë që ka faj dhe që do të përfundojë në burg, dhe shpresojnë që tani e tutje fatin e Berishës ta lidhin me ardhjen e Trumpit, Bashkimin Evropian dhe mosbindjen civile.

Rruga e mbarë u qoftë e me krahë të lehta kur të hyjë në qeli, meqë e keni siguruar tani e tutje se kush ju mbron.

Next Post
PAMJET/ Aksident në Korçë-Pogradec! Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

PAMJET/ Aksident në Korçë-Pogradec! Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

EMRI/ Tentoi të vriste me armë zjarri 38-vjeçarin në mes të lokalit, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

April 8, 2026
Nafta në tregjet globale bie pas armëpushimit SHBA-Iran, a do të ndërhyjë Bordi i Transparencës në Shqipëri

Nafta në tregjet globale bie pas armëpushimit SHBA-Iran, a do të ndërhyjë Bordi i Transparencës në Shqipëri

April 8, 2026
EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

April 8, 2026
“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

April 8, 2026
BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

April 8, 2026
Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

April 8, 2026
Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

Ilir Meta kërkon lirinë, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e tij! Më 27 prill nis gjyqi në themel në GJKKO

April 8, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që Mojtaba Khamenei ka vdekur

April 8, 2026
La Repubblica: Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

La Repubblica: Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

April 8, 2026
Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In