• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Më në fund një urim/ Aleati i Putin i shkruan letër Berishës: Suksese në detyrën tuaj me përgjegjësi të lartë, të mbrojmë…!

by Java News
15/06/2022 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me ne fund kreut te “Rithemelimit” Sali Berisha i ka mberritur nje urim pas mundjes se Lulzim Bashes dhe zbimit te tij nga kreu i PD.

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka patur një korrespondencë me ish-Kryeministrin dhe ish-Presidentin e Shqipërisë dhe aktualisht kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha, duke e falenderuar për urimet, pas fitores në zgjedhjet parlamentare në Hungari.

Në letërkëmbim, kryeministri Orban ka theksuar se kjo fitore e tij është një garanci për stabilitetin politik dhe zhvillimin ekonomik të Hungarisë, por edhe një qëndrim kurajoz për paqen dhe sigurinë e vendit.

Orban ka kujtuar edhe vizitën e ish-kryeministrit dhe të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha në Budapest në vitin 2014, duke vlerësuar maksimalisht shkëmbimin e pikëpamjeve mbi çështje të caktuara që përcaktuan fatin e dy vendeve mike.

Kryeministri hungarez e ka siguruar kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha që do të mbetet i angazhuar për të mbrojtur vlerat e përbashkëta kristiano-konservatore dhe për të zhvilluar marrëdhëniet shqiptaro-hungareze në të ardhmen.

Gjithashtu Orban i ka uruar Berishës suksese në detyrat e tij të reja me përgjegjësi të larta.

Më poshtë letra e z. Viktor Orban.

” I dashur Zoti President,

Dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen time për urimet tuaja pas fitores sonë në zgjedhjet parlamentare në Hungari.

Jam krenar që qytetarët hungarezë kanë shprehur besimin e tyre në një qeverisje të pavarur bazuar mbi vlera kombëtare dhe na kanë nderuar me besimin e tyre për të pestën herë tashmë. Besoj që ky mandat i fortë nuk është vetëm një garanci për stabilitetin politik dhe zhvillimin ekonomik të Hungarisë, por është gjithashtu një qëndrim kurajoz për paqen dhe sigurinë e vendit tonë.

Ishte një nder t’ju prisnim në Budapest në vitin 2014 dhe të shkëmbenim pikëpamje mbi çështje që përcaktuan fatin e vendeve tona. E vlerësoj vërtetë miqësinë e hapur dhe të sinqertë që ju keni treguar kundrejt Hungarisë dhe popullit hungarez prej shumë vitesh tashmë. Ju siguroj që do të mbetemi të angazhuar të mbrojmë vlerat tona të përbashkëta kristiano-konservatore dhe të zhvillojmë gjithashtu marrëdhëniet shqiptaro-hungareze në të ardhmen.

Ju uroj shëndet dhe shumë sukses në detyrat tuaja me përgjegjësi të larta. I juaji me sinqeritet, Viktor Orban/m.j

Next Post
Konkurrentja e ‘BBV’ reagon ashpër: Sot jam këtu, imagjinoni ku do arrij unë pas 10 vitesh

“Ishin fasada”! Nga miqësitë e prishura e deri tek ndarja e bujshme Beatrix-Donald, Antonela “hap thesin”

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    Se mos e ka shkruar Urban.Një vartës i tij, për etikë ,kur tjetri të uron,do t’ia kthesh përgjigjen.Plus që Berisha ka qenë President dhe Kryeministër i Shqipërisë.Lidhjet që ka krijuar në vite nuk i ka shkëputur.E vlerësoj z.Orban për finesën dhe delikatesën e treguar

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndodhi ajo që kisha frikë”, makthi i Sonilës: Pas dy javësh që lindi djali, spitali na mori në telefon…

“Ndodhi ajo që kisha frikë”, makthi i Sonilës: Pas dy javësh që lindi djali, spitali na mori në telefon…

April 12, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme, Putin ofron ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-së e Izraelit

Kriza në Lindjen e Mesme, Putin ofron ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-së e Izraelit

April 12, 2026
Kush është Peter Magyar, ish-aleati i Viktor Orbanit që sot kërkon ta rrëzojë nga pushteti

Kush është Peter Magyar, ish-aleati i Viktor Orbanit që sot kërkon ta rrëzojë nga pushteti

April 12, 2026
VIDEO/ Kaos në futbollin shqiptar! Bruno Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë dhunës në ndeshje

VIDEO/ Kaos në futbollin shqiptar! Bruno Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë dhunës në ndeshje

April 12, 2026
Dështimi i negociatave me Iranin në Pakistan, Vance largohet nga baza Ajrore Ramstein drejt Uashingtonit

Dështimi i negociatave me Iranin në Pakistan, Vance largohet nga baza Ajrore Ramstein drejt Uashingtonit

April 12, 2026
“Pritëm 12 vite”, The Guardian shkrim për riatdhesimin e Eva Dumanit. Frikë dhe pasiguri për të tjerët

“Pritëm 12 vite”, The Guardian shkrim për riatdhesimin e Eva Dumanit. Frikë dhe pasiguri për të tjerët

April 12, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

April 12, 2026
“Vajza lindi me ezofag të shkëputur…”, goditja e parë për Sonilën: Në një vit bëri 7 operacione!

“Vajza lindi me ezofag të shkëputur…”, goditja e parë për Sonilën: Në një vit bëri 7 operacione!

April 12, 2026
“Do të shpërthejmë minat!”/ Trump paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të negociatave

“Do të shpërthejmë minat!”/ Trump paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të negociatave

April 12, 2026
Moti i ngrohtë rikthen gjallërinë buzë detit, pushuesit nisin plazhin në Shëngjin

Moti i ngrohtë rikthen gjallërinë buzë detit, pushuesit nisin plazhin në Shëngjin

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In