• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Më në fund foli…

by
05/06/2015 11:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ermal Mamaqi nuk i ka qejf intervistat. Mos u lodhni kot të gjeni faqe gazetash me pyetje-përgjigjet e tij. Tejet popullor dhe i gatshëm të ofrojë humorin e zgjuar dhe të qeshurat pafund për këdo që sheh dhe ndjek shfaqjet e tij, ai nuk ka preferuar të ulet e të shkruajë ato që mendon për veten dhe gjërat që e rrethojnë.

Megjithatë Mamaqi e pranoi me dëshirë që të japë një intervistë për revistën JAVA. Që të kuptoni se çfarë do të lexoni nesër në faqet e revistës, po publikojmë një pyetje të Lorenc Vangjelit, shoqëruar me përgjigjen e “Mister 1.7 milion like”:

Nëse “like”-t në faqen tënde të Facebook-ut do të ishin vota, (janë rreth një milion e shtatë qind mijë), e mendon se mund të konkuroje lehtësisht për President, nëse kreu i shtetit do të zgjidhej nga populli?

Kjo pyetje të vajti vetë në mend apo e ke biseduar më parë me Ilir Metën, sepse e di që ai është kingu që bën kingmaker-in? Të të them një sekret: kur e kam folur me Doktorin që më tha se e kishte pak problem se do të mërzitej Bujari nëse merrte në nishan emrin tim si president, Rama i shkruante SMS Lul Bashës që t’i dërgonte shoqes së ngushtë të gruas sime një tekst në viber: Të lutem më thuaj nëse mund të ndodhë mrekullia! Domethënë nëse pranoja të bëhesha President. Por unë e kam mendjen top, edhe sikur të më quanin Bamir që nuk do të hyj në politikë. Nuk kam asnjë ambicje vetjake. Pastaj as nuk kam vrarë, as nuk kam vjedhur, as nuk jam marrë me drogë dhe as nuk kam diplomë universiteti fallso. Pra nuk plotësoj asnjë kriter për t’u bërë deputet dhe jo më të bëhem president. Megjithatë, siç ka thënë në gusht të vitit 1989 zoti Sali Berisha, atëherë intelektual në takim  me Ramiz Alinë, kurrë mos thuaj kurrë! Kështu që kur të më bëhet tre milion “like”, mund edhe ta ndryshoj mendjen. Tani për tani mendoj se do të ishte mirë që të kishim një kurs këmbimi sipas tabelës: një like barabar me një votë, barabar me një euro. Like i thërrasin shkurt edhe Ilir Metës? E sheh që kjo është një arsye që të më ecë mbarë në jetë?

 

Next Post

Foto/ "Zbulohet" Conchita shqiptare?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In