Zyrtarë të Federatës së Hendbollit e Kosovës (FHK) nga 6 deri më 9 nëntor do të marrin pjesë në Kongresin e rregullt të Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF). Në këtë Kongres, që mbahet në Sochi të Rusisë, Kosova edhe formalisht do të pranohet në IHF.
Pas pranimit formal flamuri i Kosovës do të ngrihet përkrah të atyre të shteteve tjera që janë nën ombrellën e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IOC). Ky do të jetë një prej rasteve të rralla kur flamuri i Kosovës do të valojë në Rusi, vendin që po i nxjerr telashe të shumta sportit të Kosovës, shkruan Koha Ditore.
Së fundi pingpongistëve nuk iu lejua flamuri i Kosovës në palestrën ruse ku po mbahej botërori. Probleme më herët kanë pasur edhe Federata e Notit e Kosovës dhe xhudistja më e mirë në botë, Majlinda Kelmendi që nuk është lejuar