• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Më në fund erdhi kjo ditë!”, shpallet i pafajshëm pas 34 vitesh burg

by A R
30/08/2024 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Benjamin Spencer, i dënuar padrejtësisht nga një gjykatë në Teksas, çka bëri që ai të kalonte 34 vite burg për një vrasje në vitet 1980, u shpall të enjten, i pafajshëm. Ai tha se megjithëse nuk mund ta kthente kohën pas, ishte i lumtur e do të bënte përpara.

“Jam i emocionuar që më në fund kjo ditë erdhi“, tha zoti Spencer, tashmë 59 vjeç.

Një gjykatës i qarkut të Dallasit miratoi një mocion nga zyra e prokurorit të qarkut për të hedhur poshtë një akuzë kundër zotit Spencer, për grabitje të rëndë. Ai u dënua fillimisht për vrasjen e Jeffrey Young në vitin 1987, gjatë grabitjes së makinës së tij.

“Është një ditë e mirë“, tha avokatja mbrojtëse, Cheryl Wattley, e cila ka punuar me çështjen e zotit Spencer prej më shumë se 20 vitesh. “Po përpiqem shumë të mos qaj“, tha ajo më tej.

Zonja Wattley vlerësoi Prokurorin e Qarkut Dallas, John Creuzot, që e trajtoi çështjen me seriozitet.

Zoti Creuzot tha se ai ishte “i lehtësuar dhe se kishte vepruar me përulësi për të ndihmuar në korrigjimin e kësaj padrejtësie”, siç tha ai.

Dëshmitarët e prokurorisë, përfshirë një informator që ndodhej në burg e që po kërkonte ulje dënimi, kishin dhënë dëshmi të rreme, tha zoti Creuzot. Ai shtoi se prokurorët në atë kohë nuk i kishin dhënë mbrojtjes prova që e përjashtonin zotin Spencer nga krimi, përfshirë gjurmë gishtërinjsh.

Ndihmësprokurorja e qarkut, Cynthia Garza, e cila drejton Njësinë e Integritetit të Dënimit tha se: “nuk ekziston asnjë provë e besueshme ose fizike që ai të ishte përfshirë në ndonjë mënyrë në kryerjen e krimit“.

Zoti Spencer është një nga 60 personat e shpallur të pafajshëm, që ka kaluar periudhën më të gjatë në burg, sipas të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Shfajësimeve.

Sipas ligjeve të Teksasit, zoti Spencer gëzon ndër të tjera të drejtën për të marrë një pagesë prej rreth 80,000 dollarësh për çdo vit që ka kaluar në burg tha avokatja e tij zonja Wattley.

Ajo shtoi se zoti Spencer po përpiqet ta jetojë jetën e tij me nder dhe “duke u përpjekur të jetë një shembull nga i cili të tjerët mund të frymëzohen”./VOA

Next Post
U akuzua se përdhunoi 20-vjeçarin, adoleshentja: Më parë tentoi të vetëvritej! Piu pilula, alkool e më pas…

U akuzua se përdhunoi 20-vjeçarin, adoleshentja: Më parë tentoi të vetëvritej! Piu pilula, alkool e më pas…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

​Selimi: Historia s’mund të rishkruhet, armët për ne ishin mbijetesë

​Selimi: Historia s’mund të rishkruhet, armët për ne ishin mbijetesë

February 18, 2026
47-vjeçari në Shkodër bie në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë në vend

Ishte larguar nga banesa një ditë më parë, gjendet i mbytur në një përrua 49-vjeçari

February 18, 2026
Gjyqi në Hagë, Veseli: Nuk ka asnjë provë që të tregojë se kam kryer krim, gjykata të mbrojë të vërtetën

Gjyqi në Hagë, Veseli: Nuk ka asnjë provë që të tregojë se kam kryer krim, gjykata të mbrojë të vërtetën

February 18, 2026
“Shqipëria ka shënuar hapa të rëndësishëm, mbështesim mbylljen e negociatave në 2027’, mesazhi i ambasadorit të BE: Të përkushtuar në pavarësinë e SPAK

“E rëndësishme të mos preket Reforma në Drejtësi”, Gonzato flet për nismën e PS kundër pezullimit të ministrave

February 18, 2026
“A do takohesh me Sali Berishën?”, McAllister: Jo! Do shkoj direkt në aeroport

“A do takohesh me Sali Berishën?”, McAllister: Jo! Do shkoj direkt në aeroport

February 18, 2026
LIVE NGA HAGA! “Jam i pafajshëm”, Thaçi: Isha student kur iu bashkova luftës, fund mund t’i jepte vetëm NATO

LIVE NGA HAGA! “Jam i pafajshëm”, Thaçi: Isha student kur iu bashkova luftës, fund mund t’i jepte vetëm NATO

February 18, 2026
Vatikani refuzon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes: Krizat duhet të menaxhohen nga OKB

Vatikani refuzon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes: Krizat duhet të menaxhohen nga OKB

February 18, 2026
Deputetet e PD kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Projektligji për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, Begaj: Është kompetencë e Kuvendit

February 18, 2026
PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

Berisha: Rama po sillet si lopë e çmendur, kërkon të korruptojë gjykatësit kushtetues

February 18, 2026
Mbreti i Panairit

Miting Funeral

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In