• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Më në fund, “Boleroja” e Ravelit pa të drejtë autori

by Aalison Pearse Stevens
04/05/2016 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njëra prej veprave më të interpretuara në botë, “Bolero” e kompozitorit francez Maurice Ravel, është shndërruar në pasuri publike, 88 vjet pas interpretimit të parë në Operën e Parisit.

“E kemi zakon të themi se në botë, çdo dhjetë minuta luhet vepra ‘Bolero’. Pasi që vepra zgjat 17 minuta, i bie që ajo dëgjohet gjatë gjithë kohës në botë”, ka thënë për “France Presse”, Laurent Petitgirard, kompozitor dhe kryetar i Shoqatës së Autorëve të Francës, transmeton “Koha Ditore”.

Vepra simfonike u kompozua më 1928 e për herë të parë u interpretua më 22 nëntor të atij viti, por si muzikë baleti, të cilën balerina e njohur ruse, Ida Rubinstein, ia porositi kompozitorit me nam të cilin e kishte mik. Ndërkaq ajo ishte muza e tij.

“Është një vepër e thjeshtë pa kurrfarë synimi të virtuozitetit”, kishte thënë vetë Raveli, përderisa Petitgirard konsideron se kjo është një vepër precize e eksperimentale. Vepra të cilën e kanë interpretuar dirigjentët më të njohur, si Arturo Toscanini, Seiji Ozaëa, Claudio Abbado e Pierre Boulez, ka qenë inspirim për shumë koreografë, në mesin e të cilëve edhe Maurice Bejart.

“Boleroja” është bërë pasuri publike prej ditës së parë të majit edhe pse këtë status në Francë veprat e marrin 70 vite pas vdekjes së autorit. Raveli vdiq në vitin 1937. Meqë vepra e tij u interpretua për herë të parë më 1938, i kishte të drejtat autoriale për 70 vjet deri më 2008. Por pas kësaj, për tetë vjet pati një betejë me pasardhësit e tij në lidhje me të këto të drejta. Ravel (1875-1937) ka qenë kompozitor e pianist francezo-bask i periudhës së impresionizmit. Muzika e tij është e ndjeshme, e pasur dhe e ashpër. Interpretimi i veprave pianistike si “Jeux d’eau”, “Miroirs” dhe “Gaspard de la nuit” kërkojnë përgatitje të lartë teknike. Për publikun e gjerë më së shumti ishte i njohur me “Boleron” për të cilën ai kishte thënë se është “vepër për orkestër pa muzikë”. (B.an)

Next Post

Gjyqi i kullave poshtë digës, një kujtesë për ambientalistët, Presidentin dhe opozitën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Ëndrra e Berishës për të “shpërfytyruar” kundërshtarët

March 30, 2026
Mijëra ushtarë amerikanë zbarkojnë në Lindjen e Mesme

Mijëra ushtarë amerikanë zbarkojnë në Lindjen e Mesme

March 30, 2026
I arrestuari vdiq te ‘Blloku i Sigurisë’ në Tiranë, Komiteti i Helsinkit: U dërgua 3 herë në spital, nuk u zbatuan rekomandimet e mjekëve

I arrestuari vdiq te ‘Blloku i Sigurisë’ në Tiranë, Komiteti i Helsinkit: U dërgua 3 herë në spital, nuk u zbatuan rekomandimet e mjekëve

March 30, 2026
Realiteti përtej përjashtimeve: Pse ndodhin sherret në PD?

Realiteti përtej përjashtimeve: Pse ndodhin sherret në PD?

March 30, 2026
Mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, 230 familje përfitojnë ndihmë ekonomike, shtohen fondet për studentët dhe pensionistët

Mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, 230 familje përfitojnë ndihmë ekonomike, shtohen fondet për studentët dhe pensionistët

March 30, 2026
Zelensky akuza Rusisë: Po i jep informacione dhe imazhe satelitore Iranit për objektivat e sulmeve

Zelensky akuza Rusisë: Po i jep informacione dhe imazhe satelitore Iranit për objektivat e sulmeve

March 30, 2026
Ministri Gonxhja: Përgatitja e ballakumes shpallet pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale

Ministri Gonxhja: Përgatitja e ballakumes shpallet pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale

March 30, 2026
Ukraina feston Pavarësinë, Merz: Ukrainasit po luftojnë për rendin liberal në Evropë

Kancelari gjerman synon kthimin e 80 përqind të sirianëve në atdhe: Vetëm mjekët të qëndrojnë

March 30, 2026
“Ç’punë kam unë me Sali non gratën?!”, avokat Ngjela nuk pranon të flasë për Berishën dhe ‘braktis’ intervistën

“Ç’punë kam unë me Sali non gratën?!”, avokat Ngjela nuk pranon të flasë për Berishën dhe ‘braktis’ intervistën

March 30, 2026
“Ndotja e Drinit shqetësuese”, deputetja e PS vjen në Kuvend me dy shishe uji: Duhet marrëveshje Shqipëri-Kosovë

“Ndotja e Drinit shqetësuese”, deputetja e PS vjen në Kuvend me dy shishe uji: Duhet marrëveshje Shqipëri-Kosovë

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In