Kryeministri Edi Rama dha sot lajmin se javën tjetër do të nisë puna për të zhbllokuar procesin për aeroportin ndërkomnëtar të Vlorës.
Por “me ndihmën e Zotit”, tha Rama, duke mos dhënë datë e ditë fikse, pasi situata e pandemisë ka bërë që të bllokohen shumë procese ndërkombëtare.
“Shpresoj që ne do jemi këtu shumë shpejt, ndoshta javën tjetër përsëri me ndihmën e Zotit se tani asgjë s’mund të parashikohet në këtë kohë, për të zhbllokuar procesin për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, gjë për të cilën kemi bërë përpjekje e të cilën e konsideroj një tjetër gur shumë të rëndësishëm në mozaikun e përgjithshëm të Shqipërisë që ne parafytyrojmë e për të cilën luftojmë cdo ditë ta kemi si një realitet të plotësuar në këtë 10 vjecar ku kemi hyrë”, deklaroi Rama.
Këto deklarata kreu i qeverisë i bëri në hapjen e garës ndërkombëtare për ndërtimin e Parkut të Ri Fotovoltaik të Spitallës, në zonën e ish-kënetës së Durrësit.
g.kosovari