• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Më mori peng dhe më qëlloi me armë në…”/ Suel Çela dhe miku i tij përfundojnë në gjyq, rihapet çështja e 9 viteve më parë

by Java News
05/05/2022 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Lartë ka kthyer për rigjykim çështjen penale në ngarkim të Suel Çelës, i njohur edhe me emrin tjetër Marjus Lulaj dhe të një personi tjetër që njihet si mik i tij. Bëhet fjalë për Endri Çopjen, të akuzuar nga Prokuroria e Elbasanit për veprën penale të “Mbajtjes pa lejë të armëve” dhe “Heqje të paligjshme të lirisë” në dëm të shtetasit Bledar Karaj, ngjarje e ndodhur 9 vite më parë.

Sipas të dhënave zyrtare të gjykatës, bëhet me dije se kolegji gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë, gjatë analizimit të ankimit të bërë nga Prokuroria, ka çmuar se çështja ndaj dy personave duhet të rigjykohet në Gjykatën e Apelit në Durrës. Kolegji çmon me anë të një vendimi se në çështjen objekt-gjykimi, gjyqtari paraprak i Apelit Durrës, për shkak të zbatimit të gabuar të dispozitave ligjore, ka marrë padrejtësisht rolin e gjyqtarit të themelit, duke zgjidhur në themel çështjen.

Ndërkohë që kompetenca e tij ishte kontrolli i cilësisë së hetimeve, nëse ato kanë qenë të plota ose jo dhe nëse kishte vend që organi procedues të kryente veprime të tjera hetimore. “…Gjyqtari i seancës paraprake nuk mund t`i hyjë vlerësimit të provave, të vlerës së tyre në raport me faktin apo fajësinë apo vlerës së tyre në raport me prova të tjera, pasi kjo mund të bëhet vetëm në seancë gjyqësore të gjykimit të themelit të çështjes në kushtet e debatit gjyqësor e kontradiktave…”, thuhet në vendim e Gjykatës së Lartë. Çështja sipas vendimit të gjykatës daton prillin e vitit 2013, kur në Elbasan thuhet se është marrë peng Bledar Karaj.

Fillimisht Karaj ka pranuar se personi që e kishte marrë peng dhe e kishte qëlluar me armë duke e plagosur lehtë në këmbë, ishte pikërisht Marius Lulaj. Ndërsa çështja është pezulluar duke iu referuar Policisë për zbulim autori. Por në 12 korrik 2018, njësia Task-Forcë dhe Prokuroria e Elbasanit kanë rihapur dosjen duke akuzuar sërish këtë herë Suel Çelën dhe Endri Çopjan për akuzën e “Heqjes së paligjshme të lirisë” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve”.

Operacioni policor i koduar “Krasta” u finalizua në 14 qershor 2019, ku mes të arrestuarve ishte edhe i dëmtuari Bledar Karaj, që ishte i akuzuar nga prokuroria për “Moskallëzim krimi” dhe për korrupsion aktiv ndaj punonjësve të AMAs, pasi Karaj disponon një televizion kabllor. Çështja ndaj tyre shkoi për gjykim në Gjykatën e Elbasanit, por gjykata vendosi pushimin e ndjekjes penale ndaj tyre. Ky vendim u la në fuqi nga Gjykata e Apelit. Ndërsa në 8 mars 2022, Gjykata e Lartë ka kthyer për rigjykim në Apel çështjen në fjalë, duke kërkuar rigjykimin e dosjes me trupë tjetër gjyqtarësh./ panorama

g.kosovari

Next Post
Shqipëria dhuron 1 mln euro për Ukrainën, Rama: Shpresojmë që lufta të mbarojë sa më parë!

Shqipëria dhuron 1 mln euro për Ukrainën, Rama: Shpresojmë që lufta të mbarojë sa më parë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane nga sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane nga sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

April 1, 2026
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026

Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur

April 1, 2026
Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In