• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Më mori në makinë’, Ardi Veliu dëshmon në prokurori për videon e kunatit të “Babales”

by Java News
16/10/2018 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për rreth një orë, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka dhënë sqarime në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për çështjen e video-përgjimin “Babale 2”, ku Fredi Alizoti dëshmoi se ishte çuar në Prokurori me makinë nga Veliu.

Kreu i policisë është marrë në pyetje nga prokurorët Gentjan Osmani dhe Përparim Kulluri.

Pas largimit nga Prokuroria, Veliu nuk pranoi të prononcohet për mediat por mësohet se ai i ka qëndruar deklarimeve të dhëna fillimisht se nuk është i përfshirë në shoqërimin e Fredi Alizotit nga Fieri në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Për këtë çështje do të pyetet edhe drejtori i Policisë së Fierit.

Ndërkohë nesër në orën 09:30 është thirrur ish-drejtori i Policisë Bashkiake në kohën e Bashës, Florenc Hoxha.

Më pas do të kemi një ballafaqim mes Florenc Hoxhës dhe Fredi Alizotit.

Më herët, policia e shtetit i ka konsideruar të pavërteta deklaratat e Fredi Alizotit, të publikuara në video nga deputeti i PD, Ervin Salianji.

***

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu po dëshmon në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me videon e kunatit të Babales, ndërsa nesër në orën 09:30 do të pyetet ish-drejtori i Policisë Bashkiake në kohën e Bashës, Florenc Hoxha.

Veliu po jep dëshminë e tij para prokurorëve Gentjan Osmani dhe Përparim Kulluri.

Veliu u paraqit sot në orën 13:00 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Veliu po dëshmon në prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me videon e kunatit të Babales, Fredi Alizoti i cili pretendon se drejtori i policise e ka marre ne makine dhe e ka cuar në prokurori

Videoja e dytë e publikuar pak ditë më parë nga deputeti i PD, Ervin Salianji është në dosjen Babale, ku përfshihet edhe audio- përgjimi që sipas ekspertizës rezultoi i rremë. Në videon e dytë Alizoti pretendon se është marrë në makinë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, për të dhënë në Prokurori dëshmi të rremë lidhur me çështjen “Babale”.

Gjithashtu, ai pretendon se është takuar edhe nga kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili i ka premtuar para për të ndryshuar versionin e ngjarjes. Por, si Policia e Shtetit ashtu edhe deputeti socialist, Taulant Balla, mohojnë akuzat e Fredi Alizotit. Ndërkohë që Florenc Hoxha do të merret në pyetje, pasi është personi që ka intervistuar kunatit e Babales.

a.ç

Next Post
Veliaj u uron mirëseardhjen studentëve që ulen për herë të parë në auditoret e universiteteve në kryeqytet

Veliaj u uron mirëseardhjen studentëve që ulen për herë të parë në auditoret e universiteteve në kryeqytet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In