• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Më mirë veten kisha varur”/ Berisha nga Shkodra, sulmon Ramën dhe babanë e ndjerë të tij: Lere gjyshen aty ku është, se ti ke marrë rrugën e djallit!

by Java News
02/05/2023 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama shkon në Shkodër dhe përpiqet të manipulojë qytetarët duke i thënë që është çerek shkodran, duke thënë se gjyshja e tij e ka origjinën nga Shkodra.

Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi me qytetarët në Shkodër, ku tha se vërtetë gjyshja e tij ka qenë shkodrane, por nëse ajo do ta dinte se çfarë ka bërë djali i saj, babai i Ramës dhe vetë kryeministri, do të thoshte se më mirë do të ishte të kishte varur veten.

Berisha tha me ironi se përralla e parë që nënat shqiptare u recitojnë fëmijëve të tyre, është ajo e ujkut që lyen këmbët me miell, duke nënkuptuar Edi Ramën në rolin e ujkut.

“Të pashë këtu në shesh, kishe vendosur një ngjyre tjetër. Naiv je treguar, por nënat shqiptare dhe shkodrane, përrallën e parë që u tregojnë fëmijëve është ajo e ujkut të lyer te këmbët me miell. Edi Rama nuk del dot me Sali Berishën në ballë. Po e ftoj në çdo takim, ikën, ikën. Si mund të vijë ai që me firmën e tij 430 milionë euro, janë shndërruar në ndërmarrje të tij dhe të Velisë. Si mund të vijë ai që udhëton me avionë me dhomë gjumi dhe shpenzon 22 milionë euro, ndërkohë që kancelari i Austrisë lëvis me linja tregtare. Si mund të vijë ai që blen vazo druri 4 milionë euro.

Si mund të vijë ai që ulet në darka 10 mijë euro. Ai vetëm vjedh. Si mund t’ju vijë ai të rrafë gjoksin që do të zëvendësojë shqiptarët me qytetarë nga vendet e tjera. Do t’i zëvendësojë sepse ata nuk votojnë. Shkodra ka treguar se është e gatshme të sakrifikojë më shumë se kushdo tjetër për lirinë dhe dinjitetin e vetë. Ky qytet nuk është mposhtur kurrë dhe nga terroret më të egra dhe do të mposhtet sot nga një despot që do të mbetet në histori si hajduti më i mad hi kombit. Edvin do vish ktu dhe do thuash kur të akuzoi OSBE se kishte fshehur 200 milion euro, pse nuk e ngrite zërin? Po ti jo vetëm që ke vjedhur, por je i pangopur. Në kundërshtim me ligjin familjarët e tu fitojnë qindra tendera.

Baxhanaku yt është famos, mbi 100 tendera, tani ka dalë thjeshtra, nënkontraktore më një kompani të huaj merr çdo tender. Pas datës 14 ai do të marrë atë që meriton. Ai vjen këto dhe përpiqet të mashtrojë, jam çerek Shkodran, gjyshen e kam pasur shkodrane. Gjyshja e tij është një shkodrane fisnike, por nëse do ishte gjallë, si ajo nëna në poem do thoshte: “Sikur të dija ato që di, më mirë veten kisha falur”. Gjyshja jote, po ta dinte se yt atë, djali i saj, do të firmoste për varjen në litar të poetit që do i këndonte lirisë, do i vinte këtë epitaph te guri i varrit.

Po me ty Edvin, kur të shihte se ke grumbulluar të gjitha pushtetet, duke grabitur shqiptarët, këtë gjë do ta recitonte te veshi çdo natë. Lere gjyshen aty ku është, se ti ke marrë rrugën e diallit. Shkodra përmbysi e para monizmin në vitin 91. Por sot ne jetojmë një monizëm, që sipas sociologëve dhe politologëve të njohur të kohës, është forma më e egër e monizmit. Forma e monizmit që nuk bazohet në teokraci, por në bandokraci. Në sundimin e bandës”, u shpreh Berisha./m.j

Next Post
Zhdukja misterioze e Thodhorit dhe Sulovarit, Rrumbullaku takohet me familjarët e tyre në Sarandë

Zhdukja misterioze e Thodhorit dhe Sulovarit, Rrumbullaku takohet me familjarët e tyre në Sarandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

PD i humb zgjedhjet në Tiranë, në seli, në zyrën e Kryetarit

April 12, 2026
Ngjarje e rëndë në Vlorë, fëmija trevjeçar bie nga ballkoni i katit të katërt, ndërron jetë në spital

Ngjarje e rëndë në Vlorë, fëmija trevjeçar bie nga ballkoni i katit të katërt, ndërron jetë në spital

April 12, 2026
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një i vdekur dhe gjashtë të plagosur

Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një i vdekur dhe gjashtë të plagosur

April 12, 2026
Tronditet Britania, 20-vjeçarja për*hunohet në grup afër kishës, pak pasi doli nga një klub nate!

Tronditet Britania, 20-vjeçarja për*hunohet në grup afër kishës, pak pasi doli nga një klub nate!

April 12, 2026
“Mashtron për rrogat dhe pensionet”, Berisha i përgjigjet Ramës: Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj

“Mashtron për rrogat dhe pensionet”, Berisha i përgjigjet Ramës: Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj

April 12, 2026
Lëvizjet e dyshimta me makinë e tradhtuan, shqiptari kapet në trafik kokaine në Itali! Ja ku e kishte fshehur drogën

Lëvizjet e dyshimta me makinë e tradhtuan, shqiptari kapet në trafik kokaine në Itali! Ja ku e kishte fshehur drogën

April 12, 2026
‘S’kam me e lëshue gegnishten teme’, Koçeku u përgjigjet kritikave për të folurën në dialekt: Nëse duhet rri në gardhin tim dhe…

‘S’kam me e lëshue gegnishten teme’, Koçeku u përgjigjet kritikave për të folurën në dialekt: Nëse duhet rri në gardhin tim dhe…

April 12, 2026
VIDEO/ Posteri i Samiti i IV-të të Diasporës shqiptare ‘shpaloset’ në sheshin e famshëm ‘Times Square’ të SHBA

VIDEO/ Posteri i Samiti i IV-të të Diasporës shqiptare ‘shpaloset’ në sheshin e famshëm ‘Times Square’ të SHBA

April 12, 2026
“Ndodhi ajo që kisha frikë”, makthi i Sonilës: Pas dy javësh që lindi djali, spitali na mori në telefon…

“Ndodhi ajo që kisha frikë”, makthi i Sonilës: Pas dy javësh që lindi djali, spitali na mori në telefon…

April 12, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme, Putin ofron ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-së e Izraelit

Kriza në Lindjen e Mesme, Putin ofron ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-së e Izraelit

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In