Më mirë të mos kesh fëmijë…/ Spartak Ngjela shpjegon në Shes On Air pse nuk u bë kurrë baba

Avokati Spartak Ngjela ka treguar në emisionin “She’s On Air” arsyen përse nuk është bërë asnjëherë baba.

Ai rrëfeu se kur doli nga burgu ishte 40 vjeç dhe zgjodhi të mos kishte fëmijë, pasi nuk donte të rrezikonte ta linte atë jetim.

Sipas Ngjelës, biologjia moderne tregon se pas moshës 41 vjeç nuk mund të parashikohet se kur do të vdesë një person. Jeta mund të përfundojë në moshën 42 vjeç, por edhe në 102. Për këtë arsye, një njeri me logjikë dhe kulturë qytetërimi duhet të mendojë për pasojat e mundshme. Ai tha se është më mirë të mos pranosh të bësh fëmijë kur jeta nuk është e sigurt, sesa të lësh pas një jetim, i cili do ta vuajë këtë gjatë gjithë jetës.